[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fatmir Bajraj: Dialogu me Serbinë, patate e nxehtë në duart e z.Kurti !



Ish Kryemnistri Kurti, kundërshtonte fort dialogun e udhëhequr nga Kryemnistri në detyrë i Republikës së Kosoves, Dr.Avdullah Hoti, si dialog të pa platformë dhe pa parime, duke e quajtur të papranueshëm uljën në tavolinë, pa kërkim-faljën e Serbisë për krimet mbi Kosoven dhe shqiptarët.
Koha është tani, që t’shohim dhe mësojmë “konsistencën” e Tij për moral e parime si çasje për shtet, apo anën tjetër të fytyrës ; egon për pushtet !
Nëse z.Kurti, shkel këto parime, dhe me gjasë do t’i shkelë sikur ka ndodhë me të gjitha “parimet” e Tij të gjertanishme, sëpaku : kerkim-falja do të ishte mnimumi i moralit nëse i ka mbetë, z.Kurti.
Rangimi i dialogut me Serbinë nga ana e z.Kurti, si prioritet i 5-të, rezulton të jetë një gafë e qellimshme për të mos thënë, farsë apo mashtrim elektoral, i cili gradualisht duhet të ngritet si top-prioritet n’krye të axhendes qeverisëse dhe më të cilën Kryemnistri i ardhshëm i Kosoves do të merret ngase ky është përkushtim dhe interes i BE-së dhe i SHBA-ve.
Pas ndërrimit të Administrates amerikane në Shtepinë e Bardhë, siq duket tensionet në mes të qendrave të vendosjes ; Bruksel & Uashington në lidhje me dialogun Kosovë -Serbi kanë rënë dhe është krijuar një klimë relaksuese që ndihmon palet e intersuara që të ulën në tavoinen e bisedimeve të cilat ishin pezulluar për shkak të zgjedhjeve të jashtzakonshme parlamentare të 14 shkurtit 2021 në Republikën e Kosoves.
Brukseli si ndërmjetësues dhe z.Lajçak si interlocutor i dialogut Kosovë-Serbi në cilësin e emisarit të BE-së, siq duket do të jetë edhe për një mandat njëvjeqar në këtë funksion, derisa Administrata e re amerikane e Presidentit Biden, ende nuk ka caktuar një emer të ri, pas largimit të ish të deleguarit special për dialogun nga ana e Presidentit Trump, ish ambasadorit amerikan në Gjermani, z.Richard Grenell.
Skandali i fundit i z.Lajçak me sfondin e hartes në të cilen Kosova shihet si pjesë integrale e Serbisë, nuk rezulton të jetë një gafë rastësie dhe të cilën pala Kosovare duhet t’a “gëlltisë”, përkundrazi ; sjellja e z.Lajçak, është e rafinuar dhe kompatibile me kursin e 5 vendeve jo-njohëse të BE-së, dhe diskursit të BE-së, karshi shtetësisë së Kosoves.
Skandali i fundit me hartën, është në vazhdën e provokimeve n’kontinuitet që bënë z.Lajçak përballë Kosovës dhe statusit të saj, si qendrim “neutral” ndaj pavarësisë së Kosoves, qendrim ky zyrtar i Brukselit, për çfarë reagimi i Brukselit zakonisht është i vakët dhe diskriminues karshi pavarësisë së Kosoves.
– Vitin e kaluar, z.Lajçak, kishte deklaruar në Beograd se palet në dialog, duhet të bëjnë kompromise të dhimbshme që qojnë në normalizimin e mardhenjeve në mes tyre, duke potencuar zëshëm edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës për t’i hapur rrugë arritjes së marrveshjes për normalizim, në vend se të kërkonte ndryshimin e Kushtetutes së Serbisë e cila në preambulë ka Kosovën si pjesë integrale të saj.
– Z.Mirosllav Lajçak në cilësinë e përfaqësuesit të BE-së për dialogun, në ambasaden gjermane në Uashington, deklaron hapur se pesëshja njonjohëse e BE-së, do ta njeh pavarësinë e Kosoves, pasi këtë të fundit ta njeh Serbia, pra ky është një shantazh i paskurpullt që i bëhet Kosoves dhe kjo është një gjuhë linçi e cila nuk është neutrale karshi palëve, por prejudikuese ; favorizuese për Serbinë dhe ndeshkuese për Kosoven.
Diskursi i BE-së, n’dialog, diskriminues për Kosoven !
Presidenti amerikan, Joe Biden, vitin që shkoj kishte tërhjekë vërejtjen BE-së për qendrimin jo-balansues të Brukselit karshi palëve në dialog ; Kosovës-Serbi, fakt ky që pamundësonte progresin drejtë marveshjes finale me njohje reciproke, nocion ky i cili nuk është në zhargonin politik të Brukselit përkunder faktit se 22 nga 27 vende të unionit kishin njohur pavarësinë e Kosovës.
Edhe ish përfaqëusesi special i Presdientit Trump, amabsadori Richard Grenell, kishte kritikuar me tone të ashpëra Brukselin për mos-liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe mos njohjën e saj në pesëshja, fakt ky i cili favorizon Serbinë dhe ndeshkon Kosovën, tanimë në geto dhe pa vizion të qartë të integrimeve në BE.
Kosova ta kushtëzoj uljën në dialog, me largimin e Lajçakut !
Edhe pse ish Kryemnistri Kurti, kishte shfaqë hapur preferncat për primat të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, duke parapelqyer lidershipin e BE-së n’raport me Shtepinë e Bardhë, për pasojë edhe dezertimi i Tij nga qeverisja me vendin, tanimë në rrethana të reja dhe në një kontekst tjetër pas ndryshimit të admnistrates në Shtepinë Bardhë, duhet të ndryshoj çasjën ndaj Amerikës dhe Shtepisë së Bardhë, e cila e Bardhë ishte dhe mbeti prore për Kosovën dhe në të cilen nuk fshihet djalli por lind Dielli për Kosoven dhe shqiptarët.
Një diskurs i ri i BE-së karshi Kosoves, është imediat dhe do të influencohej nga administrata e presidentit Biden, duke shtye BE-në, që ta njoh pavarësinë e Kosoves si union dhe elminonte kartën e vetme të Serbisë kundër Kosoves gjatë procesit të dialogut dhe arritjes së marrveshjes finale me njohje të ndersjellë.
BE, pa liberalizim të vizave për qytetarët e Kosoves, dhe pa njohjën e pavarësisë nga pesëshja jonjohëse-famëkeqe, nuk është dhe nuk mund të jetë interlocutor objektiv dhe i pa-anshëm, përkundrazi !
f.b