• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Fatmir Bajraj: Dakordimi në Ohër i dëmshëm & rrezikshëm për Kosovën!

nga Bota Press
19 Mars, 2023
në Opinione
ShareShareShare

 

Vuqiqi përballë Kurtit, n’tavolinën e dialogut i’a doli t’a nxjerrë Kosovën si objekt të diskutimeve dhe statusin e saj si temë të negocimit, përfshi këtu realizimin e të drejtave suplementare & ekskluzive për serbët & Serbinë n’Kosovë !
Kurti i tjetërsuar n’qeverisje dhe n’dialog, ka pranuar injorimin, inferioritetin dhe mohimin e qenjës dhe ekzistencës së identitetit dhe dinjitetit nacional-shtetëror të Republikës së Kosovës!
Serbia refuzon të nënshkruaj marrëveshje juridike me Kosovën, ngase këtë të të fundit e ka n’preambulë të kushtetutës së saj si pjesë integrale dhe me këtë bazament juridik është pranuar në tryezën e dialogut të Brukselit dhe konform këtij realiteti ka komoditetin e refuzimit të subjektivitetit juridik të Republikues së Kosovës dhe trajtimit të saj si objekt diskutimi dhe jo si palë negociuese.
“Dakordimi” dhe njohja “defakto” janë nocione abstrakte, janë përceptime lineare që i përgjigjën një konteksti të dhënë, por i cili bije si i pavlerë në momentin e ndryshimit të kontekstit dhe interesit të palëve në rrethana të reja, dhe për këtë fakt është e vetëdijshme Serbia, dje, sot dhe nesër…!
Gabimet trashanike të Kurtit n’dialog, dhe sidomos në koordinimin me SHBA-të, bënë që t’përmbysët narracioni politik ; nga marrëveshja me njohje reciproke në marrëveshje për normalizim, por pa njohje dhe më shumë dëme t’pa riparueshme dhe me rreziqe serioze për vetë ekzistencën e Kosovës si shtet i pavarur e demokratik konform deklaratës së pavarësisë se 17 shkurtit 2008 !
Plani perëndimor favorizon Serbinë në dëmë të Kosovës !
Kurti nuk lëxoj drejtë kontekstin historik të pas agresionit & invazionit rus në Ukrainë, madje këtë nuk e shfrytëzoj në të mirë të Kosovës as atëherë kur Serbia refuzoj t’i vë sanksione federatës ruse dhe e cila përballej me presionin perëndimor dhe këtë presion i’a lehtësoj vetë z.Kurti duke rrëshqitur me apo pa qellim në agjendën serbe me vendimet e gabuara n’procesin e dialogut dhe në kundershtim me kerkesat decidive të partnerëve tanue strategjik n#’krye me SHBA-të.
Kurti injoroj gjeopolitikën, Vuqiqi kapitalizoj atë !
Serbia i duhej perëndimit ma shumë së kurrë që nga përfundimi i LDB-së, për t’a nxjerrë përfundimisht nga influenca ruse, dhe përmes saj, gjithë Ballkanin perëndimor si oazë e manifestimit dhe ekspansionit real të sllavo-ortodoksizmit, pasojat e të cilit tejkalonin Ballkanin perëndimor, përfshi edhe Europën perëndimore, dhe ky fakt vuri n’levizje perëndimin n’krye me SHBA-të.
Sinergjia “ndeshkuese” perëndimore ; BE & SHBA, ndaj Kosovës së, si : “jo-konstruktive” n’dialog (Borrell), dhe e papërgjegjshme (Escobar),  duke e detyruar këtë të fundit të pranoj një plan të BE-së dhe t’mbështetur nga SHBA-të, i cili ishte degradim absolut nga dialogu i mëhershëm i cili synonte marrveshje ligjërisht të obligueshme dhe me njohje reciproke të palëve, në një “marrëveshje” (dakordim) të ndërmjetmë, premisat e të cilit nuk garantojnë perspektivë të sigurtë për Kosovën, integritetin e saj teritorial dhe integrimet & anëtarësimet në institucione & organizata nderkombëtare.
Si t’lexojmë momentumin pas Brukselit & Ohrit ?
Kurti ka pranuar definitivisht një plan euro-amerikan për Kosovën në të cilin vijat e kuqe të Serbisë së Vuqiqit janë tmerrësisht të theksuara, dhe në anën tjetër ; koncesionet dhe diskriminimi pozitiv i komunitetit serb n’Kosovë  shkon aq largë, sa tanimë nuk mund të flasim për avansim të të drejtave të pakicave kombëtare në një vend normal demokratik, por për instalim dhe zgjatim të Serbisë në një teritor pa subjektivitet të njohur e t’pranuar nga Serbia dhe as nga vetue serbët lokal, pra një rast sui-generis.
Kurti ka pranuar t’kapërcej & tejkaloj të kaluarën e dhimbshme të popullit të Kosovës  dhe pasojat katastofale të një lufte shfarosëse të një armiku të egër & barbar-serb, me metodat e spastrimit etnik dhe gjenocidit mbi një popull liridashës & lirikërkues siq ishin shqiptarët e Kosovës.
Kurti ka pranuar “vetëmenagjimin për serbët n’Kosovë”, nocion ky i cili tejkalon Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, si në shtrirje, poashtu edhe në substancë, meq ky “vetëmenagjim” nuk do mjaftohej as me autonomi teritoriale por si : shtet në “shtet” !
Kurti ka pranuar të formalizoj & institualizoj Serbinë kishtare në Kosovë dhe jo vetëm të ashtuquajturat kishat serbo-ortodokese dhe manastirët mesjatare dhe pronat e “tyre” !
Kurti në dialog, e ka kthye Kosovën në tavolinën e bisedimeve si objekt dhe jo si palë, dhe aty nuk ka vend për asnjë vijë të kuqe të vënë nga an e Kosovës, derisa në anën tjetër, vijat e kuqe të Serbisë, janë refencat kyqe të ndërmjetsve dhe të lehtësuesve të dialogut, dhe ky është një fakt i dhimshëm për Kosovën dhe shtetësinë e saj.
Vuqiq, kurrë nuk do të nënshkruaj diçka që është kundër bindjes dhe ndergjegjës së tij, madje as kundër interesit të serbëve dhe t’Serbisë përgjithësisht, dhe kjo u provua edhe mbrëmë dhe gjithë ditën.
Kurti e ka “vra” definitivisht besimin dhe shpresën e shqiptarëve !
Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët.

Të ngjashme

Lajme

Vdes babai i Blerim Latifit

nga Bota Press
20 Mars, 2023
Lajme

Zemaj: Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

nga Bota Press
20 Mars, 2023
Lajme

Hoti: Po vërehet mungesa e bordit në Trust – kursimet në mëshirë të fatit

nga Bota Press
20 Mars, 2023
Lajme

“Tradhtar, rrenc, mashtrues, Albin Zajednica”

nga Bota Press
20 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • “Albin Zajednica”, PSD-ja me grafite për kryeministrin Kurti
  • Vdes babai i Blerim Latifit
  • Ali Ahmeti bashkë me Ilir Shaqirin këndojnë këngë patriotike
  • Sa para janë mbledhur deri më tani për Luizin?Nuk do ta besoni shumën e çmendur
  • ShBA kërkon zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.