Nisma e Fatmir Limajt ka arritur që ta sigurojë edhe një mandat tjetër në Malishevë. Kandidati i Nismës, Ekrem Kastrati, do të jetë në krye të Malishevës edhe për katër vitet e ardhshme.
E qytetarë të shumtë i janë gëzuar kësaj fitoreje. Njëri prej tyre madje ka deklaruar se edhe nëse kandidati i Nismës nuk bën asgjë, nuk ka rëndësi për të.
“Fatmir Baba, kurgjo hiq sen mos te me nimon, veç masi ka fitu”, është shprehur ai.
“O hiq bre sen mos t’bon, veç a ka fitu”, thotë ky qytetar.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Kastrati ka fituar me 54.07% apo 9.904 të votave.
Kastrati, mbrapa ka lënë kandidatin e PDK-së, Isni Kilaj i cili në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën këtë të diel fitoi 45.93% apo 8.414 të votave. /Botapress.info/