[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

FASK shpalli më të mirët 



 
Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i ka shpallur më të 
mirët për vitin 2020. 
Në një ceremoni të organizuar ndryshe nga vitet e kaluara (për 
shkak të pandemisë), FASK i nderoi garuesit më të suksesshëm 
nëpër disiplina dhe klasa të ndryshme, në konkurrencën e 
femrave dhe të meshkujve, por edhe shumë individë e 
institucione, që në mënyra të ndryshme kontribuan për 
mbarëvajtjen e kampionatit. 
Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, e ka vlerësuar të 
suksesshëm kampionatit e vitit 2020. 
“Ishte një vit sfidues për gjithë njerëzimin, pra edhe për sportin, 
e në rastin konkret auto sportin e Kosovës. Megjithatë, ne ia 
dolën ta përfundojmë kampionatin në mënyrën më të mirë, 
madje shkuam edhe përtej të tjerëve, pasi jemi të vetmit që edhe 
për femra organizuam gara në dragSigurisht që gjithmonë ka 
vend për përmirësim dhe shpresojmë që në të ardhmen të arrijmë 
rezultate edhe më të mira, të kemi organizime më të mira dhe të 
synojmë të jemi në nivel me vendet që kanë auto sport më të 
zhvilluar”, ka thënë Rexhepi. 
Përveç më të mirëve në klasa e disiplina, FASK i ndau edhe disa 
shpërblime e mirënjohje.  
“Helmeta e Artë” u takoi Jeton Qerimit, kampion i Kosovës në 
disiplinën auto sllallom më 2018, 2019 dhe 2020, Nexhat 
1983 dhe Muhamed Morinës (veteran i auto sportit), kampion i 
viteve 1974, 1975 dhe 1976. 
Zana Daka u nderua si sportiste e dalluar, për kontributin e 
dhënë në avancimin e femrës, garuesja e vetme në disiplinën 
malore, ndërsa Ernest Daka si kampion i vitit 1985 në disiplinën 
kartingut.  
Për kontributin e dhënë u nderuan edhe: Selim TahirsylajFaton 
Tytynxhiu, Bujar Hyseni, Blerim Gashi, Artan HaradinajRecail 
Curt, Alban Bajraktari, Daver Bale, Bajram Shabani dhe Selman 
Reçica nga Policia e Kosovës, Artan Muhaxhiri nga RTK, 
Departamenti i Sportit (MKRS), Metal Teknika Asllani dhe 
Izolimi.     
 
Drag – femrat:
1.Pranvera Xhaferi
2.Ermira Topalli
3.Kadishe Shabani 
 
Sllallom – femrat:
1.Ermira Topalli
2.Pranvera Xhaferi
3.Arjeta Rysha 
 
Malore – meshkujt:
 
1.Liridon Kalenderi
2.Përparim Dushi
3.Besfort Bunjaku 
 
Sllallom – meshkujt:
1.Valon Jaha
2.Leutrim Rexhepi
3.Jeton Qerimi
Drag – meshkujt – AWD
1.Labinot Maliqi
2.Petrit Isufi
3.Drilon Iseni 
 
Drag – meshkujt – FWD
1.Leutrim Isufi
2.Lavdat Vllahiu
3.Lavdim Shala
Drag – meshkujt – RWD
1.Florian Gjinaj
2.Arton Ajvazi
3.Behar Emërllahu