Botapress, 8 Maj – Gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Albin Kurti para se të vinte në pushtet kishte deklaruar se në qeverisjen e tij nuk do të bëheshin punësime familjare nëpër ministri.
Sipas tij familjarët janë vetëm për dasma dhe ndeja private, dhe jo për punësim në ministri.
Së fundi Ministri i Kulturës që vjen nga Vetëvendosje, Hajurllah Çeku, ka emëruar Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Ky këshill përbëhet nga: Ben Apolloni, Armend Smajli, Visare Aliu dhe Shkurte Aliu.
Emri i fundi në këtë listë bie në sy, pasi Shkurte Aliu është motra e deputetit të VV’së, Luan Aliut.
Ndryshe Shkurte Aliu ishte edhe kandidate për deputet në zgjedhjet e vitit 2017.
Përveç, Aliut pozitat politike në qeverinë Kurti janë mbushur me emërime të të afërmve të funksionarëve të lartë të VV’së
Rabit Konjufca, xhaxhai i Glauk Konjufcës, është emëruar si këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka emëruar për këshilltar të tij politik, Sami Ukën. Ky i fundit është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka.
Më poshtë keni vendimin e fundit të Hajurllah Çekut.