[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Familjarët e vrasësit të ambasadorit rus në Turqi nuk pranojnë ta varrosin atë!



Trupi i policit që vrau ambasadorin rus në Turqi muajin e kaluar do të prehet në varrezat e bashkisë pasi familja e tij refuzoi të pranonte trupin e tij.

Më 19 dhjetor, 22-vjeçari Mevlut Mert Altintas qëlloi për vdekje Andrey Karlov, ndërkohë që diplomati po mbante fjalim në një galeri arti në Ankara.

Altintas u qëllua më pas nga forcat e policisë pas shkëmbimit të zjarrit.

Pas autopsisë mjeko-ligjore më 21 dhjetor, asnjë prej të afërmve të tij nuk u paraqit për tërheqjen e trupit.

Sipas rregullave, trupi duhet të tërhiqet brenda 15 ditësh, përndryshe, procedurat e varrosjes kryhen nga bashkia, raporton panorama.

Nga hetimet e policisë turke deri tani ka rezultuar se ai është i lidhur me organizatën e Fetullah Gulen, që sipas autoriteteve turke qëndron pas grushtit t shtetit të organizuar më 15 korrik.