[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Familja Kadrija nga Skenderaj bëhet me banesë (Video)



Kushtet e vështira në të cilat jetonte familja Kadrija nga Skenderaj ka prekur të gjithë njerëzit human të cilët janë mobilizuar për ta ndihmuar këtë familje.

Ata kanë jetuar në një dhomë e cila nuk i plotëson as për së afërmi kushtet për banim, dhe për më tepër janë pjesë e skemës sociale, si i vetmi burim jetese për ta.

Por, fati buzëqeshi në momentin kur dy bamirësit e njohur kosovar, Halil Kastrati – “Jetimat e Ballkanit” dhe Adnan Hyseni, ndërmorën iniciativën që ta bëjnë më konak të tyrin këtë familje.

Ata grumbulluan paratë e nevojshme dhe arritën ta blejnë një banesë në Skenderaj, në të cilin do ta vendosin Lulzim Kadrinë, bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre.

Nëpërmjet një video Adnan Hyseni, një humanist i madh nga Peja, tregon kushtet e mira e në banesën e re dhe gëzimi që kanë fëmijët dhe zoja e shtëpisë për banesën e tyre të re.

Drenicapress ka sigurar emrat e të gjithë personave që kanë ndihmuar në grumbullimin e mjeteve për ta blerë banesën për këtë familje. Meritat më të mëdha në këtë drejtim shkojnë për Adnan Hysenin që ka qenë koordinator kryesor qëkjo familje të bëhet me banesë./Dp/