Familja Jasharaj udhëtonte nga Prishtina: Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik me 12 të plagosur, mes tyre një 10 vjeçar

Të tjera detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku u plagosën 12 persona nga të cilet 3 janë në gjendje të rëndë dhe janë nisur për në spitalin e Traumës.

Nga burimet bëhet me dije se janë në gjendje kritike për jetën një femijë rreth moshës 10 vjeçare.

Makina tip “Audi A6” po udhëtonte nga Prishtina për në Ulqin të gjithë persona të familjes Jasharaj ndërsa familja tjetër është nga një fshat i Lezhës.

Në spitalin e Lezhes ndodhen 8 persona, të cilët mësohet se kanë dëmtime të ndryshme por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ngjashme