[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Familja Haziri nga Vushtrria në gjendje të rëndë, s’ka bukë për të ngrënë



Në këtë dimër të ashpër e me temperatura shumë të ulëta familja pesë anëtarëshe Haziri nga fshati Koll i Vushtrrisë jeton në një shtëpi një dhomëshe me kushte tejet të vështira për të përballuar acarin, transmeton Arbresh.info

Nëna, babai dhe tre fëmijët, Riadi 14 vjeç, Marigona 4 dhe Argjendi 2 vjeç pos të ftohtit që e përjetojnë çdo ditë në atë dhomë ju mungojnë edhe gjërat elementare për jetë si ushqimi dhe veshmbathja.

Kryefamiljari Asllan Haziri, i njohur si Koli në atë fshat, të vetmen punë që bën për t’u siguruar familjes ushqimin është të çajë dru nëpër familje të cilat e thërrasin kohë pas kohe./arbresh.info