[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Falkona Hasani: Aktivizimi i ’99 shave



 

Në një periudhë ku fjala zgjedhje është njëra prej fjalëve më të përsëritshme e të mbidëgjuara , është e pa evitueshme kërkesa për ndryshim , atë ndryshim për të cilin qytetarët kanë qenë në kërkim qysh herët , e i cili rralle here ka ardhur mirëpo kërkimi për të ka qenë i pandalshëm sepse shpresa e pa rreshtur e qytetarëve ka qenë më e madhe sesa lodhja nga pushteti aktual.

Fokusi sekondarë pas fjalës zgjedhje vie direkt mbi ataqë do e japin vendimin e tyre ndersa  epiqendër ata që do votojnë për here të parë .
Për here tëm parë do të votojnë votojnë ata që luftën e dëgjuan si histori , LDK-ja rugoviste dhe shtetformimi kanë qenë ajo që i përcolli në hapat e parë kurse u rritën në Kosovën e komandantëve , e sot votojnë në Kosovën demokratike.

Gjenerata që sjell shpresë është kjo gjeneratë e mbushur me energji ndryshuese e irrituar më shumë se kurrë nga kjo situate lakminë e së cilës nuk e ka askush , pë rshkak se ne do  të jemis pektatorë të njëri nie të lindur në kohën kur kërkohej liria me luftë , e sot kërkohet ne çdo forme tjetër përveq saj sepse edhe sot ata qëndrojnë banorë të një Kosove të izoluar.

Të lodhur nga jeta ende pa filluar mire janë sot ata të cilët për here të pare votojnë dhe kjo është arsye për atë se cila do të jetë zgjidhja e tyre kur ata kanë qenë present për vite me radhë duke pare pararendësit e tyre të përvuajtur nga jeta , e vet me shumë pak shpresë për të ardhmen.

Mirëpo a do të jetë kjo një arsye më shumë qe ata të bëjnë një zgjidhje të duhur , mbase krejtësisht të re për Kosovën dhe a do të jenë ata të mjaftueshëm për të treguar se mund të ndryshojnë , kjo mbetet të shihet vetëm në zgjedhjet më të afërta qofshin ato ose jo të parakohshme, rëndësia e tyre do të jetë pa dyshim jashtëzakonisht e madhe sepse një gjeneratë e re e lindur në gjëmba lufte sot ka të drejtë të votojë dhe të vë në pah se ndryshimi po vie dhe zhgënjimi i deritanishëm nuk mund të jetë barrier që  e ardhmja e sigurtë të jetë në duart e tyre.