• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Fajtorët që përhapen virusin vdekjeprurës heshtin

nga admin
1 Prill, 2021
në Diaspora
ShareShareShare

Nga XHAVIT ÇITAKU
Në vendin tonë brengos numri i madh i të infektuarëve nga Covid- 19 e posaçërisht i dhimbshëm është numri i të vdekurëve nga ky virus i padukshëm. Të gjithë po i dinë shkaqet e një gjendje të tillë alarmuese, por, fatkeqësisht, ata që janë përgjegjës as që po u shkon ndërmend që bile për hirë të moralit të kërkojnë falje popullit si dhe institucioneve shëndetësore, të cilat po e bartin barrën më të madhe të kujdesit ndaj pacientëve të shumtë që po kërkojnë ndihmë mjekësore.

Faji, pra, nuk është jetim, ai është i ditur, i pastërt si biluri. Pa e zgjatë, përgjegjësia është e partive politike, të cilat pa i respektuar në asnjë çastë rregullat dhe rekomandimet e organeve dhe institucioneve përkatëse zhvilluan fushatë me qindra anëtarë, përkrahës e simpatizantë dhe kësisoj duke bërë edhe vepër penale, virusi vdekjeprurës u shpërnda lehtësisht e me shpejtësi tek popullata, të themi kushtimisht, e pafajshme dhe e pafuqishme për të bërë diçka në këtë drejtim, për të kundërshtuar këtë çmenduri të organizatorëve të atyre tubimeve partiake.

Fushatë në kundërshtim me programin partiak
Secila parti politike gjatë fushatës zgjedhore shpalosi, ndër të tjera, njerën ndër prioritet që kanë lidhur me punën e madhe që do të bëjnë për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit Covid- 19 nëse i fitojnë zgjedhjet. Partit politike që ishin në opozitë aq shumë e kritikonin qasjen jo adekuate e joprofesionale të qeverisë, sa që fitohej pëprshtypja se po të ishin ata në pushtet as që do të bëhej fjalë se ka farë virusi në Kosovë. Mirëpo, jo vetëm që nuk u përmbush ky premtim, por këto subjekte politike punuan në kundërshtim me programin e tyre dhe pa kurrfarë turpi organizuan tubime dhe krijuan këtë gjendje kaq të rëndë, e cila me gjithë angazhimin e pandërprerë të institucioneve mjekësore zor se do të mund të përballohet për një kohë të gjatë, sepse fluksi i atyre që iu duhet intervenimi adekuat mjekësor po rritet në mënyrë rapide, ndërkaq, në anën tjetër kapacitetet e personelit profesional janë të limituara.

Asnjë subjekt politik nuk e pranon përgjegjësinë për gjendjen e rëndë të krijuar
Pasi përfunduan zgjedhjet partive politike as që u shkoi ndërmend të flasin për gjendjen shumë të rëndë që mbretëron për shkak të shtimit të numrit të të infektuarëve nga virusi vdekjeprurës, që është pasojë e mosrepektimit të rregullave dhe rekomandimeve në fuqi për shkak të organizimit të tubimeve gjatë fushatës, përkundër zërit të fuqishëm që trumbëtohej nga ana e profesionistëve mjekësor dhe institucioneve përkatëse që ua tërhiqnin vërejtjën se këtë gjë ata do të duhej ta ndërprisnin mënjëherë, ose Kosova do të ballafaqohet seriozisht me këtë problem që ka përfshi tëë globin. Të veshur nën petkun e turpit, as liderët e as zyrtar të tjerë të subjekteve politike nuk po e kanë as guximin moral për të pranuar fajësin për këtë situatë që ata vetë e krijuan, por shtirën sikur asgjë nuk po ndodh rreth e tyre dhe në përgjithësi nëpër institucionet shëndetësore të vendit tonë.

 

Ndaj, edhe shtrohet pyetja se si do të realizojnë premtimet e dhëna ata që i fituan zgjedhjet kur me të dyja këmbët si pushtetar të ardhshëm i shkelën, ligjn, rekomandimet dhe rregullat tjera që kanë të bëjnë me pandeminë. Kjo shkelje në korpusin e fushës juridike, quhet vepër penale. Megithatë, populli i Kosovës është mësuar me këto taktika të politikanëve tanë, së këndejmi qytetarët ditëve të fundit se bashku me OJQ-të kanë ngritur zërin e kritikës ndaj tyre, aq më shumë kur të kihet parasysh fakti se vetëm për mosbartjen e një maske qindra qytetar, gastronom e subjekte tjera afariste u dënuan me gjoba bukur të larta, ndërsa ata që bartin fajin kryesor për numrin kaq të madh të të infektuarëve zgërdhihen para qytetarve pa pasur asnjë pasojë, që në të vërtetë do të duhej ta kishin.

Të ngjashme

Diaspora

Qika prej Gjermanie vjen me qeru kollomoq në Podgur

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Diaspora

Identiteti kombëtar dhe religjioni te shqiptarët

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Diaspora

Në Rovato themelohet K.F. “NOLI PONTEGGI”

nga Bota Press
22 Shtator, 2023
Diaspora

EDHE NJË E ARRITUR E MADHE E QKSH MIGJENI NË BORÅS TË SUEDISË

nga Bota Press
20 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • ​SBASHK: 400 mësimdhënës me sëmundje të rënda detyrohen të punojnë
  • Kurti mbledh kryetarët e komunave, mungon vetëm Lulzim Hetemi i Leposaviqit
  • Kur dhe ku u prodhuan armët e konfiskuara nga grupi terrorist në Banjskë?
  • Ish-ministri i mbrojtjes në Serbi: Shpresoj që Radoiçiq të mbetet i gjallë, veç ai e di kush e urdhëroi…
  • “Plani për aneksimin e Veriut”, Kurti thotë se terroristët synonin krijimin e një korridori për të futur armë dhe trupa

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.