Vjosa Osmani, deklaron për Blick: ”Ju flisni për emigrantët kosovarë në Zvicër. Ata janë qytetarë të vendit tuaj të cilët do të ishin vaksinuar në Zvicër. Thjeshtë, është detyrë e autoriteteve zvicerane të bindin njerëzit me rrënjë të huaja që të vaksinohen. Të gjithë këta njerëz duhet të ishin vaksinuar në Zvicër para se të udhëtonin në Kosovë”.
Ajo nuk e dije apo nuk dëshiron të dijë se pjesa më e madhe e këtyre “emigrantëve” kanë shtetësi të Kosovës, kanë shtëpi dhe prona në Kosovë, janë të lindur në Kosovë, dhe për funksionin që ka, është e obliguar me kushtetutë që të ruaj “unitetin e popullit”.
Ndarja që bën presidentja e kontrabanduar nga Lista Srbska, dhe pjesa e mjerë e LDK, përkon me ndarjen që bën Çubriloviq: “arnauti i albanci”, e të cilën politika dhe diplomacia serbe e plasonë në botë qe një shekull. Kurse politika e saj dhe e Kurtit për të akuzuar miqtë tanë për punët e mbrapshta të tyre, është pjesë e luftës speciale të shërbimeve inteligjente serbe për t’i futur shqiptarët në konflikt me ata që ndihmuan bërjen e shtetit të Kosovës
Institucioni i Presidentit të Republikës së Kosovës është formuar mbi aktin referendumit të vitit 1991 dhe zgjedhjet e 24 majit 1992 nga Ibrahim Rugova. Ai për pjesën e kosovarëve që për rrethana të ndryshme ishin detyruar ta lëshonin vendin thoshte: “janë pjesë e jona”.
Është e turpshme që ky vend ka një presidente të këtij formati./Botapress/