[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fadil Kajtazi: Helikopterët



Pjesa më e madhe e gazetave dhe portaleve sot kanë botuar një analizë të RTV Dukagjinit për kategorizimin e fuqisë ushtarake të vendeve të Ballkanit sa i përket paisjes së tyre me helikopter.

Mënyre se si është bërë kjo analizë më tepër ështëdezinformatë se sa një analizë e mirëfilltë.

Analiza ka shumë mangësi, dhe pasi i drejtohet lexuesit tërendomtë, ajo mundë të shkaktoj huti dhe panik. Shihet qartë se hartuesi i kësaj analize se ka njohuri tëcekëta sa i përket fushës ushtarake në përgjithësi dhe armës sëhelikopterëve në veçanti. Matja e fuqisë ushtarake të një ushtrie është komplekse pasi çdo herë nga numri nuk përcaktohet fuqia. Faktori teknikëështë vetëm njëri nga i cili përcaktohet fuqia e një ushtrie, pasi ajo varet dhe krijohet edhe nga dy faktorë tjerë bazik qëndahen në moral dhe natyrorë, ku secili nga këta ka aspekte të veta të ndikimit në fuqinë ushtarake të një ushtrie.

Me që në analizë bëhet fjalë vetëm për një segment të faktorit teknik, pra atë të armës së helikopterëve, analizuesi është dashtë të dijë në radhë të parëdestinimin e helikopterit si mjet luftarak, mundësit tekniko-taktike, aftësitë e mirëmbajtjes teknike të shteteve që janë marr për analizë etj.

Nga kjo do të rezultonte se: nëse shikohet destinimi i helikopterit si mjet transportues, fuqi ballkanike na rezulton të jetëShqipëria, pasi ajo disponon flotën më të madhe të kësaj kategorie tëhelikopterëve dhe gjithashtu më modernen. Helikopterët e flotës transportuese shqiptare janëtë brezit me të ri që i përkasin tipit AS-532 Couger, kurse flota serbe kryesish është e pajisur me tipin e vjetruar sovjetik Mi-8 dhe Mi-17. Pavarësisht se Serbia vitin e kaluar ka blerë edhe dy helikopter Rus tëversionit të përmirësuar Mil Mi-17V5, prapë se prapë karshi flotës shqiptare ka një inferioritet, nga se mundësitë tekniko taktike tëhelikopterëve shqiptarë i tejkalojnë dukshëm tëatyre serb. Gjithashtu është i njohur fakti se helikopterët transportues serb Mil Mi-8 dhe Mil Mi-17 janë jashtë përdorimit operativ, nga se për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk është bërë remonti i tyre.

Por pavarësisht kësaj, në konfliktin eventual ballkanik, transporti ajrorë i trupave dhe mjeteve luftarake nuk do të jetë ndikues i madh. Në konfliktin eventual ballkanik, ndikues do të jetë aftësia goditëse nga ajri, ku helikopterët gjuajtës janë mjete të përshtatshme. Edhe sasia e paraqitur në analizë prej 61 helikopterëve gjuajtës Gazela nuk është e saktë. Në evidencën e ushtrisë serbe aktualisht janë 45 helikopter të këtij tipi, ku të gjithë nuk janë operativ. Së dyti, ky helikopter ka kapacitete të kufizuara tekniko-taktike; nuk është i blinduar çka e bënëtë ndjeshëm edhe nga armatimi i lehët i këmbësorisë dhe nuk është i armatosur me armatim adekuat për luftim ajër-tokë. Se ka mundësi të vogla luftarake e dëshmon fakti së gjatëluftërave në ish Jugosllavi ku është përdorur fare në misione gjuajtëse. më tepër ka shërbyer në misione transportuese të njësive sanitare.

Shikuar nga ky prizëm, na rezulton që Maqedonia disponon flotën më të fuqishme tëhelikopterëve, pasi ajo në kuadër të flotës së vetëajroreka 10 helikopter Mi-24V, i destinuar kryesisht për luftë ajër–tokë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Maqedonia është fuqi në këtë fushë nga se helikopteri si mjetëluftarakështë i pa vlefshëm në fushëbetejë nëse nuk ka mbështetje nga aviacioni luftarak dhe mbështetje elektronike gjë që Maqedonia ngecë sa i përket këtyre dy elementeve.

Fuqia e një ushtrie është gjithëpërfshirëse, ku në konfliktin eventual Ballkanik determinues do të jetë në radhë të parë fuqia ekonomike, morali i trupave, stërvitja e tyre dhe aleancat ushtarake. Në rrafshin operativ, determinues do të jetë forcat tokësore, ku sa i përket faktorit teknik, sistemet moderne mobile kundërblinduese dhe kundërajrore do të vulosin epilogun e shumë betejave.