Nga: Hysen Ibrahimi
Populli shqiptar është kombi më i vjetër i kontinentit të Evropës. Nëse kombet janë krijuar në shek. XVII-XIX në Evropë, për ne si shqiptar shkon historia më thellë.
Origjina jonë autoktone është nga pellazgët dhe ilirët, që kanë qenë popujt më të fuqishëm të Evropës, të cilët kanë ngritur qytetërimin evropian.
Populli shqiptar nuk njihet si popull fetar, siç mund të jenë popujt sllavo-ortodoks, por jemi një popull që lidhemi vetëm nga gjaku përtej feve.
Nga kjo origjinë rrjedh Fadil Geci dhe vëllezërit Geci: Halili, Fadili, Haxhiu, Ganiu, Nebihu, Nehati dhe Esati. Prandaj i jam rrekur punës për të shkruar për Fadil Gecin dhe familjen Geci në përgjithësi, me origjinë pellazgo-ilire që kanë qenë, janë dhe do të mbeten për t’i kontribuuar vetëm popullit shqiptar.
FAMILJE GECI ËSHTË FAMILJE FISNIKE PELLAZGO-ILIRE
Hysen Ibrahimi
Origjina e kristaltë nga të parët e tij
Nivel intelektual
Orientimi i drejtë perëndimor
Luftëtar i devotshëm i atdheut
Virtyt i pastër shqiptar
Pastërti e përsosur kombëtare
Unitet në familje
Burrëri e skajshme në vepra
I panënshtruar
I pamposhtur
Demokrat
Largpamës për ardhmërinë kombëtare
I gatshëm për sakrificë të interesit kombëtar
Nismëtar i parë për nsimën e proceseve demokratike.
Asgjë për personale, po vetëm për idealin e kombin.
Janë këto disa ndër vlerta më madhore pse fillova ta shkruaj librin e titulluar “FADIL GECI – FIGURË KOMBËTARE E UNITETIT”, me qëllim që të ndriçohet edhe më shumë figura e tij dhe e vëllezërve të tij, që të kuptohet e drejta e tyre për mobilizim në kohë të duhura për vendin, që të shkruhet historia drejt. Në këtë libër janë renditur dhe gërshëtuar familja dhe ngjarjet që nga fëmijëria e Fadilit, histori dhe momente kyçe nga fëmijëria, rrita dhe edukimi, karriera dhe kontributi publik, dallimet dhe pengesat për çështje sfiduese, përballje të shumta. Marrëdhëniet e protagonistit me familjen, lidhjet ndërfamiljare dhe raportet me të tjerët përbëjnë një tërësi interesante. Janë përmbledhur me kujdes dhe delikatesë momentet më të rëndësishme në përpjekjet e tij në luftën për liri. Është përshkruar edhe triumfi. Po ashtu, është reflektuar edhe për ndikimin që Fadili ka pasuar te të tjerët në atë rrugëtim dhe trashëgimia që mund të merret nga brezat e rinj.
Duke ditur bazën e familjes së Bajraktarit të Llaushës, emrat e të parëve të tyre që i njeh edhe historia, Fadil Geci, bashkë me vëllezërit e tij, ka ngritur një histori monumentale të brezit të ri. Janë trashëgimtarë të Bajraktarëve të parë, duke e çuar përpara luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Është një histori që përsëritet në këtë familje dhe fatet e saj takohen gjithnjë në përballjen e përhershme me armikun, qoftë të jashtëm a të brendshëm.
Libri nuk është thjesht një narrativë, por një eksplorim i thellë i lidhjeve komplekse midis kohës dhe ngjarjeve, midis shumë personazheve që i kanë bërë ato kohë.
Në kapitullin e parë rrëfimi në vetën e parë i Fadil Gecit, i cili zbërthen elemente të veprimtarisë së tij, një figurë e rëndësishme tashmë edhe për Kosovën. Ai është një personalitet që ka vënë gjithmonë logjikën para çdo vendimi të rëndësishëm. Është e rëndësishme të balancohen emocionet në situata të ndjeshme, sidomos atëherë kur merr përgjegjësi dhe vendos edhe për fatin e të tjerëve, të shumë njerëzve, të një populli. Sidomos kur ecën dhe vepron në emër të një familjeje të madhe, e cila ka rrënjë të forta në historinë e Kosovës. Fadil Geci ka bartur këtë përgjegjësi për të çuar shumë procese përpara për Kosovën. Busulla kryesore për konsultime për Fadil Gecin kanë qenë dy figura: Presidenti Ibrahim Rugova dhe Prof. Fehmi Agani.
Ai është dëshmuar që ka qenë një personalitet me karakter të fortë dhe persona të tillë fokusohen tek ajo se çfarë ata vërtet duan të bëjnë, pa humbur kohë më orientime të tjera joproduktive. Rrëfimi i tij është i mbështetur në fakte, në data e fotografi. Janë 47 opinione të personalitateve dhe përfaqësues të familjeve më të ndritura të pavarësisë së Republikës së Kosovës, që kanë folur për Fadil Gecin, për familjen Geci në përgjithësi. Edhe dhjetëra të tjerë ishin të gatshëm për të dhënë opinione për Fadilin, por duhej përkufizuar kësaj radhe me këta që i kemi.
Lexuesi njoftohet se ka edhe shumë materiale të tjera sa edhe për një libër tjetër për t’u botuar për Fadil Gecin dhe familjen Geci. Ka shumë opinionistë që kanë shprehur dëshirën për të folur për Fadil Gecin dhe familjen e tij, pastaj pjesëmarrja e tij nëpër shumë aktivitete gjatë luftës dhe lëvizjet e tij. Ka mbetur pa u përfshirë edhe aktiviteti i tij me mërgatën shqiptare, sa Fadil Geci ishte në mërgim dhe kontaktet me shumë njerëz rreth angazhimit për çështjen kombëtare. Po ashtu, ka material shumë të madh për pjesëmarrjen e tij nëpër shumë akademi, pastaj nëpër aktivitete kulturore, sidomos në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, ku është edhe Anëtar Nderi i kësaj shoqate. Me fjalë të tjera, ka shumë për të shkruar dhe për të thënë për Fadil Gecin. Mirëpo, për të mos shkuar në një volum shumë të madh në këtë libër, jam detyruar që ta ndërpres një pjesë.
1 prill 1992
U maltretuan Fadil Geci, Haxhi Geci e Ismet Çitaku në Skenderaj. Për shkak të këtij maltretimi të rëndë, jepet betimi që të sulmohen policia serbe në Skenderaj në shenjë hakmarrjeje.
7 korrik 1992
Gani Geci, Xhevahir Geci e Agim Geci me urdhër të Adem Jashrit, kryhet betimi i dhënë dhe për herë të parë ka krisur pushka ndaj forcave serbe në Skenderaj. Tashmë lufta kishte filluar mu nga ky aksion.