[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fadil Gashi demanton Visar Berishën: Nuk e kemi harruar Kolë Berishën!



Kryetari i Degës së LDK-së dhe zëvendësministri i FSK-së Fadil Gashi ka reaguar ndaj postimit të Visar Berishës, djalit të Kolë Berishës dhe ndaj shkrimit të botuar në Botapress me titull :”Visar Berisha hidhërohet keq…” https://botapress.info/visar-berisha-hidherohet-keq-ne-degen-e-ldk-se-ne-kline-marre-ju-qofte-ma-keni-harru-baben/ .

Fadil Gashi në një prononcim për Botapress ka thënë se nuk është harruar kontributi i Kolë Berishës në asnjë mënyrë. Ai ka thënë se në fjalën e tij ka përmendur disa herë emrin e Kolë Berishës duke e vlerësuar kontributin e tij në Degën e LDK-së, si nënkryetar i parë i Ibrahim Rugovës, si deputet i Parlamentit të Kosovës dhe si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Jam i indinjuar me postimin e Visar Berishës dhe me shkrimin e postuar në Botapress. Së pari nuk është e vërtetë se e kemi harruar Kolë Berishën dhe kontributin e tij dhe së dyti keni mundur të më kontakoni apo ta kërkoni fjalën time në këtë përvjetor dhe do të bindeshi se emri dhe personaliteti i Kolë Berishës është vlerësuar lart” ka thënë Gashi për Botapress.

Ai ka shtuar se ftesa zyrtare nuk i është dërguar askujt, madje as drejtuesve të lartë të LDK-së, por njoftimin për përvjetor e kemi bërë publikë dhe të gjithë aktivistët e tashëm dhe ata të ditëve të para të LDK-së e dijnë datën e përvjetorit dhe kanë ardhë të na ndërojnë në këtë përvjetor, ka thënë Fadil Gashi, kryetar i Degës së LDK-së në Klinë për Botapress.

 

 

 

DEGA E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS NË KLINË SOT SHËNOJ 27-të VJETORIN E THEMELIMIT

Sot në Klinë u shënua 27-të vjetori i themelimit të Degës së LDK-së. Kryetari i Degës z. Fadil Gashi me bashkëpunëtor në orën 10:00 në fshatin Siçevë bëren nderime tek varri i Kryetarit Historik të Klinës Ismet Rraci. Në orën 12:00 në Restaurant “Triumf” Dega e LDK-së me strukturat e saj shënuan ketë ditë të veqantë. Të pranishem në ketë manifestim përveq strukturave të degës, ishin edhe Kryetari i Pejës njëherit anëtar i Kryesisë qendrore z. Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë, Nevruz Berisha bashkëpunëtor i afërt i Ministrit të parë Mbrojtjës Ahmet Krasniqi, Ramë Manaj ish zyrtarë i lartë i LDK-së dhe bartës i disa funksioneve në institutcionet shtetrore, Zymer Qupevaj ish Kryetar i Degës së LDK-së në Suedi si dhe shumë aktivistë të hershëm të LDK-së në Klinë dhe diasporë. Kryetari njëherit zv.Ministri FSK-së Fadil Gashi në fjalimin e tij vlerësoj lartë figurat që themeluan degën e LDK-së në Klinë siq ishin: Ismet Rraci, Anton Kolaj, Prenk Gjetaj, Ibush Marmullaku, Hatixhe Berisha, Xhemajl Buqani, Zenun Zeqa etj. Fadil Gashi foli për historikun e Degës që nga themelimi i saj më 23 janar 1990. Dega e LDK-së në Klinë është njëra nga degët e para të themeluara në Kosovë tha z. Gashi dhe rroli i degës tonë ka qenë shumë i rëndësishem në të gjitha periudhat. Kryetari numëroj dhjetra poste të rëndësishme në nivel qendror të LDK-së dhe në institucione të Republikës së Kosovës që u mbajten nga njerëz të degës sonë. Anton Kolaj, Ramë Manaj, Prenkë Gjetaj, Kolë Berisha, Fadil Gashi, Shpend Terdevaj, Mirjeta Kalludra, Daut Haxhaj, Zymer Qupevaj, Ismet Krasniqi etj. janë emra që mbajtën dhe vazhdojnë të mbajnë funksione të larta në LDK,në institucionet shtetrore dhe në diasporë. Fadil Gashi tha së ky vit është vit zgjedhor dhe se jemi të përkushtuar maksimalisht që LDK në Klinë t’i fitoj zgjedhjet dhe të merr primatin e të parit. Ne jemi duke punuar në vazhdimësi dhe shumë shpejtë do të përcaktohemi për kandidatin për kryetar komune. Anëtar i Kryesisë qendrore njëherit Kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri përshendeti të pranishmit dhe uroj Degës përvjetorin e 27-të themelimit. Prenk Gjetaj njëri nga themeluesit e LDK-së në Klinë kujtoj sfidat që patën bashkë më bashkëveprimtarët që themeluan degën. Klinë, 22 janar 2017

16195900_194216684386423_7488356115980968723_n