Evropa ngre alaramin e kuq për Linë e Majmunëve: Të përgatitet plani vaksinimit

Vendeve evropiane do t’u thuhet të përgatisin një plan vaksinimi për të trajtuar shpërthimin e lisë së majmunëve, u pretendua sot pasi Danimarka u bë vendi i fundit që u godit.

Autoritetet e BE-së kanë vendosur të publikojnë një vlerësim rreziku, i cili do të këshillojë të gjitha vendet anëtare të hartojnë një strategji vaksinimi për të kontrolluar përhapjen e virusit tropikal.

Nuk ekziston asnjë vaksinë specifike për linë e majmunëve, por vaksinat kundër lisë, të cilat u ofroheshin në mënyrë rutinore britanikëve derisa virusi u zhduk katër dekada më parë, është 85 për qind efektive.

Strategjia që ka të ngjarë të rekomandohet është e njëjta që është vendosur tashmë në Britani, shkruan Daily Mail.

ngjashme