[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Europol paralajmëron për kërcënimet serioze terroriste



Evropa është duke e përballuar me kërcënimin më të madh terrorist në 10 vitet e fundit, paralajmëroi Zyra Evropiane e Policisë (Europol).

Sulmet ndaj revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, në janar të vitit 2015 shënuan një tranzicion të një strategjie më të gjerë të terrorizmit xhihadist, në veçanti i ashtuquajturi Shteti Islamik, frikësoi  vendet perëndimore nga sulmet e njëpasnjëshme terroriste që bëri në të gjithë Evropën, thuhet në një deklaratë të Europolit, transmeton lajmi.

Zyra e Policisë Evropiane thekson se rritja potenciale e rrezikut terrorist vije nga kthimi i një numri të madh të xhihadistëve nga zona e konfliktit dhe kjo kërkon vigjilencën e të gjithë aktorëve të përfshirë.

Siç duhet me tej, për herë të parë në BE është arritur konsensus në kontekstin e politikës anti-terroriste që kërkon gurthemelin për bashkëpunim në nivel të BE-së për të mbështetur përpjekjet kombëtare anti-terroriste.

Agjencia e Policisë Evropian thekson, se shkëmbimi i informacionit në luftën kundër terrorizmit, nga të gjitha vendet evropiane dhe Europol-it, në fund të vitit 2016 ishte në nivel shumë të lartë.

Komisioneri i Sigurimit të Bashkimit Evropian. Julian King tha se prioritet thelbësor në luftën kundër terrorizmit në vitin 2017 do të jetë përmirësimi i shkëmbimit të informacioneve dhe të dhënave.

Në deklaratë thuhet se Europol ka mbështetur 127 operacione anti-terroriste në vitin 2016, duke përfshirë edhe sulmin e fundit në Berlin, kjo tregon se Europoli ishte gati 50 për qind më shumë aktiv se në vitin 2015, të kryera 86 hetime.