[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Euro, dollarë, franga e lira turke”: Policia jep detaje të reja për aksionin te Ministria e Bujqësisë



Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për arrestimin e 12 zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku janë sekuestruar mbi 400 mijë euro.

Policia ka deklaruar se 433 mijë e 160 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke janë sekuestruar si vlera monetare në shtëpitë e këtyre të dyshuarve.

Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe 8 telefona, 1 veturë, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.Ndryshe, 12 arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti.

“Me 24.02.2021 hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni “Subvensioni 2021” kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Botapress/