[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

EULEX-i i largon rrethojat e ndërtesës



Në përputhje me ri-konfigurimin dhe mandatin e ri të Misionit, EULEX-i i ka liruar zyrat në ndërtesën aneks të Shtabit të Policisë në Prishtinë (ish aneksi i Selisë së UNMIK-ut).

Si rezultat i kësaj, rrethojat përreth ndërtesës aneks do të largohen dhe kjo hapësirë do të jetë e hapur për qasje publike.

Disa prej zyrave të EULEX-it tani janë zhvendosur në objektin kryesor, i cili do të vazhdojë të sigurohet nga Policia e Kosovës.