• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Eskalon VV-ja: Asociacioni çon në luftë, e krahasojnë me Holokaustin e përmendin edhe protestën

nga Bota Press
28 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Lëvizja Vetëvendosje, më saktësisht aktivistë të rëndësishëm të kësaj partie, tashmë e kanë radikalizuar gjuhën kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Disa prejt tyre kanë vlerësuar se Asociacioni është defunksionalizim i shtetit të Kosovës, e madje edhe se dërgon në luftë me Serbinë.

Natyrisht, nuk ka munguar as termi “Zajednicë” e as citimi i Milorad Dodikut, shefit të Republikës Serbe në Bosnjë, si argument kundër Asociacionit. Gjuha e ashpër shkoi deri aty, sa njëri nga aktivistët e VV-së, më saktësisht Boiken Abazi, e bëri edhe një krahasim me mendësinë që e solli Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve që është e keqja e fundme e gjithë historisë së njerëzimit.

I gjithë ky “yrysh” kundër Asociacionit, erdhi si pasojë e një “përplasjeje nga distanca” e kryeministrit Albin Kurti dhe Gabriel Escobarit, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Kritikat

Aktivisti i VV-së, Hysamedin Feraj, që është edhe këshilltar i kryeministrit Kurti, në një postim të së shtunës, në një formë të kujdeshme, paralajmëroi mundësinë e protestës. Në fakt, ai topin e hodhi te thirrjet e qytetarëve në rrjete sociale për protesta në mbrojtje të Qeverisë Kurti.

“Së paku në mediet sociale janë shtuar thirrjet për protestë të shqiptarëve “në mbrojtje të qeverisë Kurti” lidhur me zajednicën.” – shkroi ai ndër të tjera.

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së VV-së, citoi Milorad Dodikun, president i Republikës Serbe në Bosnjë. Ai e bërë këtë për të kundërshtuar Asociacionin dhe për t’i kërkuar reflektim ShBA-së dhe BE-së.

“Dodiku e tha të vërtetën e asociacionit. Miku më i dashur i Putinit në rajon e tregoi se Zajednica është Republika e dytë serbe. Nuk i takon udhëheqësve të Kosovës të reflektojnë, por përfaqësuesve evro-amerikanë.” – shkroi ai.

Të njëjtën deklaratë të Dodikut e ka shpërndarë edhe aktivisti Ensi Sulstarova, të cilin Kurti e ka quajtur mik dhe profesor të tij.

Ndërsa Sadri Ramabaja, që është aktivist i VV-së, por edhe analist i njohur, e komentoi Asociacionin me një gjuhë jashtëzakonisht të ashpër. Në një paraqitje për një medie në Shqipëri, z. Ramabaja tha se Asociacioni çon në luftë me Serbinë.

“Asociacioni do ta çonte pashmangshmërisht drejt një lufte të re Kosovën me Serbinë. Asociacioni sipas kërkesave serbe është një bombë me sahat, por nuk është parakusht vetëm asociacioni, por edhe një parakusht tjetër i kërkuar nga Vuçiç. Një tip konfederate mes Serbisë dhe Malit të zi, ndaj po bëhet presion kaq i madh ndaj Kosovës, që të mbyllet çështja e statutit të asociacionit dhe të merren pastaj me Malin e Zi.” – vazhdoi Ramabaja.

Edhe aktivisti tjetër i VV-së, Avni Zogiani, e pyeti bashkësinë ndërkombëtare (pra ShBA-në dhe Serbinë) se qysh po mendojnë ta themelojnë Asociacionin me partnerë alternativë?

“S’mund t’ia kerkojme Serbise pranimin e Kosoves, sanksionet ndaj Rusise, denimin e krimeve te luftes, bllokimin e rekrutimit te mercenareve per Rusine, ndalimin e bazave ruse te spiunazhit, subverzionet ndaj fqinjeve nepermjet nxitjes se lajmeve te rreme, por mund t’ia kerkojme Kosoves themelimin e nje niveli veteqeverises veç per serbet ne kundershtim me projektin multietnik te shtetit te Kosoves”.

E qysh po e mendoni?! Qe, qashtu, me partnerë alternativ!” – shkroi ai.

Ndërsa, Egzon Azemi, asamblist i VV-së në Prishtinë, dy ditë më parë shkroi një status, ku fajësoi ish-Qeveritë e kaluara për çështjen e Asociacionit.

“Hashim Thaçi e Isa Mustafa ishin e janë përgjegjësit për nënshkrimet e dëmshme në kurriz të Kosovës. E sot me këto pasoja duhet të përballet edhe Qeveria Kurti. Pastaj disa hipokrit thonë na lodhët me këto deklarata qe 20 vjet? Se kuptojnë ose s’duan ta kuptojnë sa e rëndësishme është historia në politikë!” – shkroi ai.

Kujtojmë që në një artikull të mëparshëm, Nacionale shkroi rreth raportimit të Ilir Dugollit, ambasador i Kosovës në Uashington, i cili e informonte Donika Gërvallën, ministre e Punëve të Jashtme, për situatën jo të favorshme të Kosovës me ShBA-në.

Tags: Albin KurtiAsociacioni i komunave serbe

Të ngjashme

Aktuale

Çfarë po ndodh në TRUST? Vjen lajmi i fundit për këtë institucion

nga Bota Press
21 Mars, 2023
Aktuale

Rasti tragjik për familjen Shala në Pejë: Ky është burri që u gjend i vdekur

nga Bota Press
21 Mars, 2023
Aktuale

Rritet edhe më tepër çmimi për shkuarje në Haxh, këtë vit mbi 6 mijë euro

nga Bota Press
21 Mars, 2023
Aktuale

Ehat Miftaraj kritikon Qeverinë për këtë arsye: Tallava qeverisja nuk është ndryshe

nga Bota Press
21 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • “Të jesh me i qetë”, mësuesi i tij i shkollës së mesme habitet me analistin kosovar
  • Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar këtë person
  • Njerëzit kanë filluar të krijojnë imazhe të rreme të arrestimit të Donald Trump
  • Çfarë po ndodh në TRUST? Vjen lajmi i fundit për këtë institucion
  • Nuk i jepnin ushqim dhe ujë, e moshuara ndërron jetë nga neglizhenca e punonjësve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.