• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Është anti-kushtetues”: Qysh e komenton Hoti projektligjin e Qeverisë Kurti për çmimet tavan?

nga Bota Press
31 Mars, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Qytetarët e Kosovës tash e një vit po përballen me rritje enorme të çmimeve. Në verën e vitit 2022, inflacioni i përgjithshëm arriti në 14.2 për qind, ndërsa për produktet esenciale kaloi 20 përqindshin. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar LDK-në se po e pengon Qeverinë të parandalojë inflacionin e lartë duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për çmimet tavan.

Gjate intervistës së mbrëmshme në “Rubikon” në Klan Kosova, kreu i ekzekutivit kosovar, duke diskutuar për krizën e çmimeve të larta, fajësoi Lidhjen Demokratike për shtrejntimin e çmimeve pasi sipas tij, nëse kjo parti nuk e dërgonte këtë Projektligj në Kuvendin Kushtetues, do të parandalohej rritja e çmimeve. Kryeministri e ka kaluar një pjesë të emisionit duke u ankuar se përse opozita ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese këtë Projektligj, i cili sipas tij synon eliminimin e rritjes së çmimeve.

“Mua më vjen shumë keq që Ligji për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve për produktet bazë, pra vendosja e tavanit ndodhet në Gjykatën Kushtetuese. Lidhja Demokratike e Kosovë ka ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj. Po ta kishim ligjin për tavanin e çmimeve, që nuk çohet në Gjykatën Kushtetuese siç ndodhi, sot nuk do t’i kishim këto çmime të larta.” – deklaroi Kurti gjatë intervistës.

Lidhur me akuzat e kryeminisrit Kurti, deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, në një përgjigje për Gazetën Nacionale ka thënë se ky Projektligj nuk është në pajtushmeri me parimet e ekonomisë së tregut të lirë dhe se nuk ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit.

LEXO EDHE:

https://botapress.info/shtrenjtimi-i-energjise-ldk-paaftesi-qeverisese-varferon-qytetaret/

 

 

 

“Ky Projektligj nuk është në pajtim me parimet e ekonomisë së tregut të lirë si dhe është në kundërshtim me përcaktimet kushtetuese të Kosovës. Kjo lloj politike mund të ketë për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, por në botën e tregut të lirë ajo mund të ndikojë në efikasitetin e ekonomisë duke krijuar pëngesa të mëdha per prodhuesit.” .

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të parë me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve bazike me 27 tetor të vitit 2022. Pas kësaj, deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa, kanë dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Selmanaj kishte argumentuar se Projektligji për çmimet tavan është antikushtetues dhe se kjo nismë përbën ndërhyrje në vlerat e tregut të lirë. Edhe PDK dhe AAK ishin deklaruar kundër këtij Projektligji.

“Vlerësimi ynë, është se ky projektligj është antikushtetues. Kjo iniciativë paraqet një ndërhyrje arbitrare në vlerat e tregut të lirë. Ne i kemi adresuar dhe konkretizuar tri nene të Kushtetusë, është neni 7 ku flet për vlerat, neni 10 i cili flet për organizimin e lirë të tregtisë.” – ka thënë Selmanaj.

Ndonesë Kosova tash e disa muaj është karakterizuar me rritje enorme të çmimeve dhe ngadalësim të rritjes ekonomike, kryeministri Kurti po vazhdon të deklarojë se vendi ka shënuar rritje ekonomike dhe përmirësime, pavarësisht inflacionit të madh.

Kujtojmë se partitë opozitare kanë dhënë disa propozime në Kuvend për të iu dalë në ndihmë qytetarëve, por qeveria e Kosovës nuk i ka marrë parasysh ato.

Tags: Avdullah HotiKurtiLDK

Të ngjashme

Kosovë

“Bon kujdes, ty duhet me të çu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Kuriozitete

Thyhet akulli/ Për herë të parë mbahet kampionat i seksit, detaje për të interesuarit

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Kosovë

Haradinaj: Sonte me shkarku Kurtin, e pshton Kosovën

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Kosovë

Molliqaj përmend tri punët e mira të Kurtit gjatë qeverisjes

nga Bota Press
5 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Lajçak e Escobar takojnë sot presidenten dhe opozitën
  • Çfarë ka ndodhur me ushtarët e lënduar të KFOR-it në veri
  • Erdhën me tri kërkesa, krejt çka ndodhi në takimin e mbrëmshëm Kurti-Lajçak-Escobar
  • Deklarohet Escobar pas takimit me Kurtin
  • “Bon kujdes, ty duhet me të çu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.