• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Escobar: Kosova tregoi çfarë Asociacioni nuk do, po e presim të tregojë se çfarë duan

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka dhënë intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, ku ka thënë se Kosova duhet të tregojë se çfarë Asociacioni po kërkon meqë ka treguar atë që nuk e do.

Sipas tij, Asociacioni nuk do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnje, por se është angazhim ndërkombëtar për Kosovën dhe ligjërisht i detyrueshëm.

LEXO EDHE KETE

Trazirat në veri të Kosovës po destabilizojnë bizneset

“Ai përmendet në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Europian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni i Komunave Serbe duhet të bëhet. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Srpska si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan.

Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për atë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një draft-marrëveshje. Sepse Marrëveshja e Ohrit varet shumë nga krijimi i asociacionit të komunave”.

“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do të bëhet. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, tha Escobar.

Escobar ka folur edhe për gjetjen e një zgjidhjeje për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

“Ne duhet të thyejmë ciklin e dhunës. Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i detyrojë kryetarët shqiptarë në veri të kalojnë nëpër zyra komunale, të cilat janë kaq simbolike për serbët. Megjithatë, puna administrative duhet të vazhdojë. Udhëheqësia e Serbisë, nga ana tjetër, duhet të dërgojë mesazhin e qartë: Dhuna nuk do të tolerohet – jo kundër forcës paqeruajtëse të KFOR-it dhe jo kundër policisë.

Dhe atëherë duhet të kërkojmë një mënyrë për të krijuar besim më të madh – edhe nëse kjo do të thotë zgjedhje të reja për kryetarë komunash”./Botapress.info/

Tags: ASOCACIONIescobarKosove

Të ngjashme

Aktuale

Lajçak vjen me një deklaratë të papritur për situatën në veri

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Sulmuesit në veri, “të strukturuar dhe të përgatitur”, imitonin grupin mercenar rus “Wagner”

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Kështu kaloi nata në veri

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Sot ditë zie në Kosovë për nder të policit Afrim Bunjaku

nga Bota Press
25 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Vuçiq kapet edhe me gazetaren serbe rreth krejt asaj që ndodhi dje në veri
  • Shoqata “Atlantiku” kërkon krijimin e një fronti të përbashkët politik kombëtar
  • Lajçak vjen me një deklaratë të papritur për situatën në veri
  • Edi Rama: Mirëmëngjes me përuljen me nderim për Afrim Bunjakun
  • Billboarda falënderues për Policinë e Kosovës shfaqën në zemër të New York-ut

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.