• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Escobar: Kosova ka brenga për propozimin franko-gjerman, por e ka mbështetjen tonë të plotë

nga Bota Press
23 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Kosova është një partner i mirë i SHBA-së. Ai ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së.

Duke folur lidhur me reagimet në Kosovë për propozimin evropian që të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se Prishtina ka brenga mbi këtë cështje.

 

 

Deklarata e fortë e Vuçiq: I gatshëm të jap dorëheqjen

 

Megjithatë, duke folur për median kroate HRT, ai është shprehur shpresëplotë se marrëveshja do të arrihet.
“Ata kanë brengat e tyre. Mendoj se kemi ende punë për të bërë, por besoj se do ta arrijmë qëllimin. Kosova ka mbështetjen e plotë të SHBA-së, është një partnere e mirë, dhe s’kam ndonjë dyshim në këtë gjë. Besoj se do të arrijmë çfarë duam”, ka thënë Escobar.

Në një prej intervistave të fundit për Zërin e Amerikës, Escobar ka deklaruar se kryeministri Kurti nuk duhet të pajtohet për ta formuar Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

“Një person, një palë nuk mund të shmangë atë. Ky është një detyrim ekzistues. Kosova është pajtuar tashmë si qeveri. Çështja është se si do të zbatohet”, ka thënë Escobar.

“Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit. Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese”, ka shtuar ai.

Tags: Asociacioni i komunave serbeGabriel Escobar

Të ngjashme

Aktuale

Asociacioni në fuqi pas “njohjes reciproke”, a është ky formulimi që do ta “shpëtojë” Kurtin?

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Aktuale

Çka është angazhimi konstruktiv i Vuçiqit, Escobar përgjigjet: Është i gatshëm ta pranojë planin e BE

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Aktuale

Escobar: Për SHBA-në, njohja reciproke është qëllimi final i dialogut Kosovë-Serbi

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Aktuale

Bie çmimi i naftës në Kosovë

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Asociacioni në fuqi pas “njohjes reciproke”, a është ky formulimi që do ta “shpëtojë” Kurtin?
  • Arrestohet burri i Arta Bajramit, po kërkohej nga Interpoli për vjedhje të rëndë në Kuvajt
  • Vuçiq-deputetëve: Me dhunën e djeshme kënaqët Kurtin dhe kroatët
  • Edita Tahiri tregon se çka duhet t’i kërkojë Kurti- Escobarit e Lajçakut
  • LDK zyrtarisht bojkoton RTK-në: Nuk do të marrim pjesë në asnjë emision apo format

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.