Për herë të dytë brenda tri ditësh presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me të dërguarin e presidentit Biden për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Këtë e ka bërë të ditur vet Vjosa Osmani me anë të një postimi në Twitter.
Temë diskutimi në këtë takim, siç bën të ditur presidentja ishin edhe raportet e Kosovës me Amerikën dhe përkushtimi ndaj tyre.
“U takova sot me Gabriel Escobar në ditën e tij të fundit në Kosovë. Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur ndaj raporteve Kosovë – SHBA. Presim me padurim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, Osmani ishte takuar me Escobar edhe gjatë ditës së hënë në prezencën edhe të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak