Në 16 vjetorin e shkuarjes në amshim, bashkëpunëtorë e miq të afërm të presidentit Ibrahim Rugova kanë evokuar kujtime të takimeve apo edhe të ngjarjeve të rëndësishmë gjatë punës dhe bashkëpunimit me presidentin Rugova, shkruan Botapress.
Një prej ish-trupërojeve të presidentit Rugova i cili ka patur rastin dhe nderin të kujeset për sigurinë e tij në vitet e para pas përfundimit të luftës, Esat Geci, vëlla i 7 vëllezërve Geci nga Llausha ka sjëllë në kujtim një moment të rëndë të atentatit ndaj presidentit Ruvova dhe ka publikuar një fotografi të veturës së Presidentit Rugova të cilën ai e ruan me kujti, si sytë e ballit, sic është shprehu Esati.
Ja postimi i tij në Facebook
Esat Geci: ”Ne atentatit ndaj Presidentit Rugova, isha unë dhe koleget e mi,por fal zoti Presidenti Rugova i shpetoj këtij atantati po ashtu edhe ne.
Me kujtohet shumë mirë kjo ditë e erret për Kosoven,po sa shkuam në Prsidenc,Presidenti Rugova na tha ai që se ndin veten të sigurt mund të shkoni të familjet e juaja,në këtë rast unë ju drejtova President nese vdes unë vijnë vëllëzerit e mi të tjerë tjerë sepse kemi mashkuj që janë të gatshëm të vdesin për ty kur do që është nevoja.
Presidenti Rugova mu drejtua duke më thën:”Esat për ty dhe familjen tënde e di”.
Ne foto vetura e Presidentit Rugova te cilen e ruan si syte e ballit Esat Geci