KEDS ka njoftuar se si shkak i erërave të forta, janë lokalizuar disa prishje që po pamundësojnë furnizimin me energji elektrike, teksa ka paralajmëruar se e kanë të pamundur të intervenohet.
Këtë njoftim, KEDS e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke apeluar tek konsumatorët të bëjnë kujdes në zonat me erëra të forta.
“Erërat e forta po vazhdojne edhe me tutje. Derisa ne disa zona jane lokalizuar prishjet dhe ekipet jane mobilizuar ne sanimin sa me te shpejt te tyre, ne disa zona tjera sikur qe eshte Vushtrria, per shkak te ererave te forta eshte e pamundur te intervenohet per momentin, per shkaqe sigurie”, thuhet në postimin e tyre.
“Qendra Dispeqerike dhe ekipet ne terren po vleresojne situaten dhe ne momentin qe u ipet mundesia do te intervenojne per te sanuar demet ne rrjet dhe rikthyer energjine elektrike. Kerkojme mirekuptimin e konsumatoreve sikurse kerkojme qe ne zonat ku ka erera te kene kujdes te shtuar”, përfundon postimi i KEDS-it.