[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Erdogani i pamëshirshëm, kësaj here vala e spastrimeve prek edhe fëmijët



Pesë fëmijë mbeten vetëm në parkingun e makinave në Turqi, pasi nëna e tyre ndalohet nga policia si e dyshuar.

Një video tronditëse është përhapur gjerësisht në internet, në të cilën shfaqen pesë fëmijë, njëri prej të cilëve i gjymtuar, janë lënë të vetëm në parkingun e makinave të njërit prej burgjeve, ndërkohë që e ëma e fëmijëve u arrestua, si pjesë e valës së spastrimeve pas tentativës për grusht shteti.

Kjo video, e cila zgjat plot 37 sekonda, është postuar prej vëllait të tyre dhe nis me fjalët e djaloshit, i cili thotë se vendi ku ata gjenden është burgu ku është futur edhe “babi” i akuzuar për lidhje me organizatorët e grushtit të shtetit. Mandej ai hap derën e njërës prej makinave, ku gjendeshin edhe fëmijët e tjerë, njëri prej të cilëve edhe me sindromën Doën, duke qëndruar i hutuar dhe i frikësuar tejmase për ato që po ndodhnin.

Djali i vogël thotë gjatë videos se të pestë fëmijët kishin mbetur aty, pasi nëna e tyre ishte ndaluar prej policisë me akuzën se ka shkuar të takohet me babënë e tyre.

Këto pamje u përhapën mjaft shpejt në mbarë Turqinë. Madje Mahmut Tanalli, një deputet ky i opozitës shekullare të Partisë Republikane Popullore, i cili ka lëshuar menjëherë një deklaratë me shkrim për shtyp, ku akuzon autoritetet për neglizhencën e treguar karshi këtij incidenti.

T’i lësh ata fëmijë ashtu vetëm bie ndesh jo vetëm me të drejtat e fëmijëve apo me parashikimet ligjore të shkeljes së tyre. Ne do ta monitorojmë këtë rast. Duhen marrë menjëherë masat për mbrojtjen e këtyre fëmijëve prej viktimizimit, – ka shtuar ai.

“Patjetër që përpariësia jonë është mbizotërimi i ligjit, mirëpo t’i lësh pesë fëmijë vetëm, pa asnjërin nga prindërit, sepse po i ndalon nënën është e papranueshme, si nga pikëpamja ligjore, ashtu edhe nga pikëpamja e ndërgjegjes shoqërore. Imazhet e kësaj videojë janë një thirrje për ndihmë që na drejtohet të gjithëve,” – ka përfunduar ai.

Ja lajmi:

http://www.hurriyetdailynews.c…