[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Erdogan: Ka ardhur koha për bashkimin e tërë botës islame



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot se ka kohë që ka ardhur koha për bashkimin e tërë botës islame dhe njerëzimit, raporton AA, përcjellë Klan Kosova.

“Ka kohë që ka ardhur koha për bashkim dhe bashkëveprim të tërë botës islame e madje edhe njerëzimit.

Asnjë shtet dhe asnjë shoqëri nuk mund ta mendojë vetëm komoditetin dhe ardhmërinë e vet derisa fqinjët e vet gjenden në vuajtje, derisa vëllezërit e vet me të cilët flasin të njëjtën gjuhë dhe kthehen kah e njëjta kible përjetojnë dëme”, theksoi presidenti Erdoğan gjatë vizitës së tij në Bahrein.