[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Era Istrefi ironizon më protestën për Ramush Haradinajn (Foto)



Sot, ditë e enjte, Kosova u qua në këmbë për Ramush Haradinajn, por këngëtarja Era Istrefi nuk e kishte idenë se çka po ndodhtë!

Përderisa shumë qytetarë dolën në mbështetje të liderit Ramush Haradinaj, artistja e njohur parashtronte pyetje se çfarë ishte duke ndodhur atje, përcjellë Magazina.

Ajo kishte rastisur të kaloj me veturë përgjatë turmës së protestuesve duke i publikuar kështu disa pamje në rrjetin social snapchat, me mbishkrimin “Nuk e di çfarë po ndodh”.

Ndryshe këngëtarja Era Istrefi është me origjinë nga Deçani prej nga është edhe lideri i AAK-së.

Kujtojmë që shumë artist të njohur kanë treguar mbështetjen e tyre për Ramush Haradinajn.