• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Enver Hoxhaj: Ja çfare po mbahet në Beograd kundër Kosovës dhe Qeveria qëndron e “heshtur”

nga Bota Press
12 Tetor, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se derisa në Beograd po mbahet Samiti i të “Painkuadruarëve” i cili sipas tij, ka për qëllim goditjen e Kosovës dhe politika e jashtme në Kosovë nuk po ndërmerr asgjë.

Në një shkrim në Facebook, Hoxhaj tha se Serbia organizoi “Samitin e të Painkuadruarve”, mbajtja e të cilit sipas tij, nuk ka për qëllim të kujtojë e flasë për 60-vjetorin e themelimit të kësaj lëvizje. Sipas Hoxhajt ky samit shpërfaq dy qëllime të politikës së jashtme serbe, të cilat do të promovohen jo vetëm gjatë kohës së mbajtjes së samitit, siç thotë ai, por që do kenë edhe efekte në kohë, percjell Botapress.info

 

Shkrimi i plotë:

Kush kontrollon mendimet e njerëzve, kontrollon veprimet e tyre – kjo vlen edhe për vet shtetet!
Pasi gjatë tërë vitit shiti armë dhe shpërndau vaksina kudo në botë me theks për të goditur Kosovën, Serbia sot organizoi Samitin e të Painkuadruarve! Mbajtja e këtij samiti sot në Beograd, nuk është se ka për qëllim të kujtojë e flasë për 60-vjetorin e themelimit të kësaj lëvizje. Ky samit shpërfaq dy qëllime të politikës së jashtme serbe, të cilat do të promovohen jo vetëm gjatë kohës së mbajtjes së samitit por që do kenë edhe efekte në kohë.
Qëllimi i parë është të godasë Kosovën në planin ndërkombëtar! Qoftë me tërheqje të njohjeve apo me bllokim të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare! Qëllimi i dytë minimi i vlerave të Perëndimit kudo në botë. Sepse dihet se përmes kësaj lëvizje po përfaqësohen interesat e Rusisë dhe të Kinës, aty ku këto nuk mund ta bëjnë vetë këtë!
Meqë çdo lloj shteti, race e feje është mbledhur në Beograd, ndër tjerash kundër Kosovës, politika e jashtme e Kosovës duhet të mbledhë forcën, të paktën të dalë me një qëndrim me shkrim për këtë ngjarje antiperëndimore, në të cilën ministri i jashtëm rus Lavrov është mysafir nderi i Samitit!
Të paktën të bënte edhe ndonjë lajm në mediat ndërkombëtare, të tregojë që Kosova ka një politikë të jashtme parimore dhe properëndimore. Ose t’iu dërgonte ndonjë pozicion të shkruar dhe zyrtar këtyre vendeve që kanë shkuar sot në Beograd dhe t’ua bëjë me dije se çka është Kosova në vitin 2021! Por as njëra dhe as tjetra nuk ka ndodhur!
Por një gjë dihet: “kush kontrollon mendimet e njerëzve, kontrollon veprimet e tyre,” dhe kjo vlen edhe për vet shtetet!
Nëse nuk kanë dije, përvojë dhe vullnet për suksese të tjera, të reja, në politikë të jashtme, të paktën duhet të mbrojnë të arriturat e shtetit të Kosovës në kohën kur Serbia dëshiron t’i rrënojë ato. Çfarë është ky vetizolim krenar dhe i vet imponuar, ku politika e jashtme e Kosovës nuk ka guxim as për t’u përballur me “farsat” dhe “truket” e Serbisë!
Tags: Enver Hoxhajministria e jashtmeSerbia

Të ngjashme

Lajme

Asambleisti i i VV’së përçmon Duda Baljen, duke shpërndarë një postim

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Kosovë

Vjen një dorëheqje e papritur nga Lista Guxo

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Ekskluzive

Ku eksporton armë Serbia?

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Kosovë

Nesër mbesin pa ujë këta fshatra të Prishtinës

nga Bota Press
13 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Asambleisti i i VV’së përçmon Duda Baljen, duke shpërndarë një postim
  • Vjen një dorëheqje e papritur nga Lista Guxo
  • Ku eksporton armë Serbia?
  • Rezoluta kundër raportit të Dick Martyt në KiE, Rama publikon dokumentin
  • Nesër mbesin pa ujë këta fshatra të Prishtinës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.