Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, i është drejtuar me një kërkesë Këshillit të Etikës dhe Prokurorisë Speciale, lidhur me denoncimin që i bëri Dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka. Aty Hasani thotë se ndihet i shantazhuar dhe se Puka po do t’ia mbyllë gojën për denoncimin që ia ka bërë ky për mashtrim me doktoratë.
Në letrën që ia ka drejtuar Prokurorisë Speciale dhe Këshillit të Etikës e cila nëpërmjet psotës elektronike ka ardhur edhe në Gazetën Express ai ka kërkuar që para trajtimit të rastit ndaj tij, të përjashtohet Kryesuesi i Këshillit të Etikës, Iset Morina, meqë siç thotë “ka interes të drejtpërdrejtë për çdo poshtërim” të tij, duke përmendur një konflikt verbal që kanë pasur mes vete në mbledhjen kur Puka ishte zgjedhur Dekan i Juridikut.
E para, përjashtimi i zotit Iset Morina nga çdo vendosje për këtë rast, për shkak të pengesave absolute që e pengojnë ligjërisht, kofnorm nenit 29 pika 1.4 lidhur me pikën 1.10 të Ligjit 05/L-031 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative: Iset Morina ka interes të drejtpërdrejtë për çdo poshtërim timin nga ana e këtij trupi administrativ të Universitetit, sepse në mbledhjen e Fakultetit Juridik kur është zgjedhur dekani aktual i kësaj njësie akademike kam pasur konflikt verbal dhe, përveç kësaj, në denoncimin e Avni Pukës për gjoja prishje të imazhit dhe sulm ndaj kolegëve bëhet fjalë pikërisht për zotin Iset Morina”, thuhet në kërkesën e Hasanit.