[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Enver Hasani ka një mesazh për Albin Kurtin



Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se dialogu i Kosovës me Serbinë është detyrim ndërkombëtar.Ai ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti i cili kishte thënë se dialogu nuk është ndër prioritetet e para të tij.“Nuk mund t’i ikësh dialogut, është obligim ndërkombëtar. Ballëhapur ballafaqohu me Serbinë. Del dyz, të ha dreqi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se marrëveshja që BE e quan normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, duhet të përfundohet pasi kështu po vuan edhe vendi.“Kosova vuan nga kjo. Investim e huaja nuk ndodhin në një vend me këso procese të paqarta. Kriminelët mund të ikin nga vendi dhe për një letër thirrje duhet 100 punë. Vucici dhe Serbia do mundohen të pengojnë dialogun pasi Bideni është një pro-shqiptar i njohur. Kemi një mundësi të mirë”, shtoi ai.Ai tutje tha se Rusia nuk mund të ndikojë në Kosovë por që ndikimi i saj në Ballkan përmes Serbisë është i madh./Botapress/