[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Ëndra e shuar” amerikane!



Botapress, 5 shkurt – Sardar Hussaini ende nuk po i beson vetes. Kishte mbetur fëmijë bonjak në moshën trembëdhjetëvjeçare, pas një sulmi me bombë të kryer nga talebanët në Afganistan.

Pasi kishte pritur dy vjet në ethe, ishte vetëm çështje ditësh kur do të priste biletën e aeroplanit për të fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhe bash ato ditë mori lajmin e zi se presidenti i ri amerikan, Donald Trump, urdhëroi ndalimin e hyrjes së qytetarëve nga shtatë shtete me shumicë myslimane. Urdhri nuk i amniston as refugjatët.

“Na e këputi shpirtin”

Edhe Mustafa nuk po besonte çfarë po i dëgjonin veshët. Ishte shkrehur në vaj. I ishte mbushur mendja top se jeta e tij po merrte fund, në moshën 28-vjeçare.

Si refugjat irakian në Liban, ai ishte shumë afër që të përmbyllte procedurat për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai, madje, kishte dalë ditëve të fundit në pazaret e Bejrutit dhe kishte zgjedhur një kanotiere më të shtrenjtë për ta veshur në fluturimin e tij drejt tokës së shpresës…