[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ende asnjë i arrestuar për plaçkitjen me armë në Prishtinë



1000 euro janë marrë nga arka e barnatores “Rexall” gjatë një grabitje me armë nga dy persona të armatosur, që ndodhi gjatë ditës së sotme në Prishtinë, saktësisht tek Rruga B në Lagjen e Spitalit, njofton Klan Kosova.

Pasi farmacisti ishte munduar që paratë të mos i jap, njëri prej të maskuarve kishte shtënë dy herë me armë.

Plaçkitësit kanë ikur në një drejtim të panjohur, por policia ka thënë për Klan Kosova se janë në ndjekje deri në kapjen e të dyshuarve.

Vlen të theksohet se pranë kësaj barnatore, disa javë më parë është plaçkitur një tjetër barnatore, kur edhe aty është marrë një shumë e konsiderueshme parash.