• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Emrat që dihen: Kush po merr pjesë në tubimin për ‘Zajednicën’ në Dragodan?

nga Bota Press
25 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë po e organizon një takim në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe të martën e 31 janarit. Por, kush do të marrë pjesë në këtë tubim?

Tubim do të mbahet në objektin e Ambasadës së ShBA-ve në lagjen Arbëria (ish-Dragodan) dhe duket të jetë realizim i premtimit/kërcënimit të përfaqësuesit Gabriel Escobar se çështja e Asociacionit do të diskutohej me “partnerë alternativë” nëse jo edhe me Qeverinë Kurti.

Në këtë takim do të ketë shpalosje idesh në lidhje me modalitetet e themelimit të Asociacionit, që po kërkohet me ngulm nga pala serbe para se të pranohet plani franko-gjerman.

Por, kush do të marrë pjesë?

Escobar në premtim/kërcënimin e tij përmendi këto grupe: “shoqëria civile, grupet e të rinjve, komuniteti i biznesit”. Ambasada amerikane ka përmendur edhe politikanë në deklarimin e fundit publik.

Nacionale ka pyetur shumë liderë të shoqërisë civile në lidhje me këtë çështje.

Visar Ymeri nga Instituti Musine Kokalari ka thënë që nuk ka marrë ftesë deri në momentin kur është pyetur. Njëjtë janë përgjigjur edhe Arton Demhasaj nga organizata Çohu dhe Arbër Fetahu nga GLPS.

Por, Nacionale ka mësuar se për këtë takim kanë marrë ftesë dhe do të shkojnë Naim Rashiti nga Grupi për Ballkanin e Ismet Kryeziu nga KDI. I ftuar nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë është edhe aktivisti dhe analisti Agon Maliqi por edhe ish-politikani Blerim Shala.

Ndërkohë, pjesëmarrja është konfirmuar edhe nga ana e dy zyrtarëve nga Qeveria e Kosovës, ministrit Nenad Rashiq dhe zv. kryeministres Emilija Redzepi.

Edhe më tej nuk ka pasur asnjë deklarim nga ana e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me takimin e 31 janarit, por as nëse dy vartësit e tij në Qeveri i kanë marrë leje për të shkuar në tubimin për Asociacionin.

Ndërkohë, sot në mesditë Fondacioni Friedrich-Ebert ka dërguar ftesë në drejtim të Nacionales dhe medieve tjera për pjesëmarrje më 30 janar, e hënë, në prezantimin e draft-statutit të Asociacionit. Punën për këtë draft-statut ky fondacion e kishte përfunduar para disa javësh.

Nacionale ka pyetur përfaqësuesin e këtij fondacioni, z. Rene Schlee, në lidhje me pjesëmarrjen e tij eventuale në takimin e 31 janarit në Ambasadën e ShBA-ve por ai deri në këtë moment nuk ka kthyer përgjigje.

Tags: DialoguSHBA

Të ngjashme

Aktuale

Asociacioni në fuqi pas “njohjes reciproke”, a është ky formulimi që do ta “shpëtojë” Kurtin?

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Aktuale

Çka është angazhimi konstruktiv i Vuçiqit, Escobar përgjigjet: Është i gatshëm ta pranojë planin e BE

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Aktuale

Escobar: Për SHBA-në, njohja reciproke është qëllimi final i dialogut Kosovë-Serbi

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Aktuale

Bie çmimi i naftës në Kosovë

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Asociacioni në fuqi pas “njohjes reciproke”, a është ky formulimi që do ta “shpëtojë” Kurtin?
  • Arrestohet burri i Arta Bajramit, po kërkohej nga Interpoli për vjedhje të rëndë në Kuvajt
  • Vuçiq-deputetëve: Me dhunën e djeshme kënaqët Kurtin dhe kroatët
  • Edita Tahiri tregon se çka duhet t’i kërkojë Kurti- Escobarit e Lajçakut
  • LDK zyrtarisht bojkoton RTK-në: Nuk do të marrim pjesë në asnjë emision apo format

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.