Besian Mustafa, djali i Xhemajl Mustafës, këshilltarit të Presidentit Ibrahim Rugova, i vrare më 23 Nëntor të vitit 2000 në hyrje të banesës së tij, ka sjellë në kujtesë ardhjen në jetë të djalit të tij Gemit, shkruan Botapress.
Në një postim të tij në përvjetorin e vrasjes së babait të tij, Besiani ka sjellë këtë moment emocionues jo vetëm për familjen e tij:
Ja postimi i Besian Mustafës në Facebook;
“Hë Bës, a ka diçka?”, m’pyëti nana, kur po hyja në banësë mëndjën mjëgull, ëmocionët ë shkapërdërdhura nga gëzimi në mallëngjim, në huti, shprësë, ankth…
“Djalë, nanë. Gëm ia lash ëmrin, i përngjanë ëmrit të babës, Xhëm-Xhëmail.”
“Uh nanës, prëj sot n’dëksha, shkoj pa zhig.”
Sot 24 vjët, ë vranë babën së guxoi më ëndrru’ për lirinë tonë plot zà, publikisht, përtëj përshpërimavë. Ëndrra ë babës Xhëmë frymon në brëzin ë trëtë, në Gemin katër muajsh.