[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Emërohet drejtor i ri i AKI-së, ja kush është ai (Biografia)?



Prishtinë, 8 shkurt 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Duke u bazuar në Nenin 84 (21) dhe Nenin 94 (8) të Kushtetutës sëRepublikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, morën vendim për emërimin e z. Driton Gashi, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjence. Keshtu ben te ditur Zyra e Presidentit te Kosoves, transmeton Botapress.

 

Ja biografia e drejtorit te ri te AKI

 

 

Kjo është biografia e shefit të ri të AKI-së e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ishte sekretar i përgjithshëm i kësaj Ministrie

Shefi i ri i AKI-së është i lindur në Prishtinë, më 30.08.1977

Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Prishtinë. Po në Prishtinë ka kryer edhe Fakultetin e Shkencave Politike.

Gashi studimet Master i kreu po në Shkenca Politike, në South East Europian University Maqedoni.

Gashi ishte zyrtar i lartë për Siguri Publike-Zyra e Kryeministrit, ndërsa ka qenë edhe në pozitën e zëvendësdrejtorit për hulumtime kualitative të opinionit publik – Qendra për Studime Politike, asistent i Shefit të Grupit Parlamentar-Kuvendi i Kosovës.

Po ashtu ka qenë konsulent i UNDP për Strategjinë antitrafikim me qenie njerëzore;

Ai ishte drejtor i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, këshilltar i UNDP në MPB për çështje të antitrafikimit.

Gashi, së fundi ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.