• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Emërohen ambasadorët e rinj: Kosova tani po i pret pëlqimet e shteteve pritëse

nga Bota Press
5 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj që nga koha kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i ka propozuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të lirojë nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës të cilët ishin emëruar politikisht.

Në mungesë të tyre, pra të ambasadorëve nëpër ambasadat e Kosovës, sipas Ligjit ata u zëvendësuan nga diplomat tjetër me rangun më të lartë me shërbim në atë mision diplomatik, i cili merr detyrën e të ngarkuarit të përkohshëm me punë (Chargé d’Affaires ad interim).

Megjithatë, të ngarkuarit me punë, pavarësisht nëse mbajnë gradën e ambasadorit, nuk janë të akredituar tek Kreu i Shtetit, prandaj edhe tërheqja e ambasadorit konsiderohet ulje e përfaqësimit në nivel të ngarkuarit me punë.

12 ambasadorët të cilat janë shkarkuar me këtë rast nga Ministria e Punëve të Jashtme janë: Nait Hasani — Shqipëri, Gjergj Dedaj — Maqedoni e Veriut, Ylber Hysa — Mal i Zi, Shpend Kallaba — Hungari, Arbër Vllahiu — Çeki, Gëzim Kasapolli — Koraci, Avni Kastrati — Slloveni, Beqë Cufaj — Gjermani, Lirim Grajqevci — Holandë, Hajdin Abazi — Australi, Amir Ahmeti — Katar dhe Avni Arifi — Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lidhur me këtë çështje afro gjashtë muaj më pas, Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar për lajmi.net se janë përfunduar të gjitha procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj.

Poashtu ndër të tjerash është theksuar se aktualisht ndodhen në fazën e pritjes së pëlqimeve nga shtetet pritëse për emrat e ambasadorëve të rinj që do të përfaqësojnë diplomacinë kosovare në vendet e huaja.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka përfunduar të gjitha procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj. Aktualisht ndodhemi në fazën e pritjes së pëlqimeve nga shtetet pritëse”, u tha në përgjigjen e MPJD-së për lajmi.net.

Gjithashtu është thënë se pasi të përfundoj ky proces i rregullt, MPJD-ja do ta informoj opinionin publik për të gjitha detajet.

Ndryshe muaj më parë është raportuar se Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës pati dërguar disa emra tek presidentja e vendit, Vjosa Osmani lidhur me emërimin si ambasadorë të Kosovës jashtë vendit, por që kjo e fundit ka kundërshtuar ata.

Kësisoj në mos-pajtim të emrave të propozuar në mes MPJD-së dhe presidentes Osmani pati edhe më tepër vonesa lidhur me këto emërime.

Për shkarkimin e ambasadorëve në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Hungari e vende të tjera pati reagime të shumta nga opozita, por edhe nga vetë ish-përfaqësuesit e Kosovës në diplomacinë e huaj.

Madje kishte ndër ta që edhe refuzonin të tërhiqeshin nga kjo pozitë. Një nga ish-ambasadorët që pati rezistuar më së shumti që të largohet nga pozita të cilën drejtonte për disa kohë ishte edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Kurse në kohën kur mori vendim për shkarkimin e ambasadorëve, Donika Gërvalla pati deklaruar se ky vendim është marrë në përputhje me ligjin dhe se 50 përqind e ambasadorëve do të jenë të karrierës, si dhe 50 përqind politik.

“50 për qind e ambasadorëve tanë do të jenë diplomat të karrierës, konsuj politik nuk ka në qeverinë tonë. Kjo nënkupton që ne me shumë kujdes do të ndërtojmë akademinë tonë diplomatike që diplomatet e karrierës do ti përgatis me shumë kujdes. Ndërsa sa i përket atasheve nuk kemi një zgjidhje për secilin, do të kërkojmë zgjidhje individuale duke marrë parasysh specifikat e ati vendi”, pati deklaruar ministrja Gërvalla në Kuvendin e Kosovës, percjell Botapress.info

Tags: Ambasadoret e shkarkuarDonika Gervallaministria e jashtme

Të ngjashme

Aktuale

Deda thotë se Lumir Abdixhiku po e kthen besimin në LDK

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Aktuale

Digjet “Burger King” në Prishtinë, pamje nga vendngjarja

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Aktuale

Fushata parazgjedhore në Serbi: Vuçiqi nga Beogradi punëson njerëz në Kosovë

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Aktuale

Dënohen me nga dy vite burgim tre të akuzuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Mbi 2 mijë çifte u shkurorëzuan, prijnë Prizreni
  • Deda thotë se Lumir Abdixhiku po e kthen besimin në LDK
  • Dështimi në PISA- Organizata studentore ngjet diplomën e Nagavcit në objektin e MASHTI’t
  • Valon Syla del me reagim pasi Gjykata dënoi me burg tre personat që e sulmuan
  • Digjet “Burger King” në Prishtinë, pamje nga vendngjarja

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.