[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Emërohen 19 gjykatësit që do të gjykojnë krimet e UÇK’së, këta janë emrat e tyre (DOKUMENT)



Botapress, 7 shkurt – Në bazë të rekomandimeve të Komisionit përzgjedhës të pavarur sot edhe është bërë emërimi i 19 gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara të Kosovës të Gjykatës Speciale.

Emërimi i gjyqtarëve është bërë nga shefja e EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.

Njoftimi i plotë:

Emërimi i gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës

Më 7 shkurt 2017, në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të pavarur, Autoriteti

Emërues, znj. Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë, emëroi

nëntëmbëdhjetë gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të

Specializuara.

Në këto emërime përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së

Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm

në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetarit, për ushtrimin e detyrave

që diktojnë praninë e tyre.

Me këtë rast, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, dr. Ekaterina Trendafilova, deklaroi:

“Përshëndes emërimin e juristëve me kualifikime të tilla të larta. Secili prej tyre padyshim që

do të japë një kontribut të shquar në realizimin e mandatit tonë të administrimit të drejtësisë

në mënyrë të drejtë dhe efikase. Hapi i ardhshëm është seanca e parë plenare të cilën unë do

ta thërras së shpejti, dhe gjatë së cilës do të miratohet Rregullorja e Procedurës dhe e Provave

e Dhomave të Specializuara që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore para Dhomave të

Specializuara.”

Në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë u emëruan këta gjykatës:

1. Keith Raynor (nënkryetar), Britani e Madhe

2. Roland Dekkers (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Holandë

3. Anne Poëer-Forde (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Irlandë

4. Vidar Stensland (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Norvegji

5. Antonio Balsamo (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës

zëvendësues), Itali

6. Kai Ambos, Gjermani

7. Christoph Barthe, Gjermani

8. Michael Bohlander, Gjermani

9. Emilio Gatti, Itali

10. Nicolas Guillou, Francë

11. Thomas Laker, Gjermani

12. Guénaël Mettraux, Zvicër

13. Vladimir Mikula, Republika Çeke

14. Andres Parmas, Estoni

15. Michèle Picard, Francë

16. Kenneth Roberts, Kanada

17. Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

18. Mappie Veldt-Foglia, Holandë

19. Christine van der Wyngaert, Belgjikë

Për më shumë informacion mbi mandatet e gjykatësve dhe funksionimin e Dhomave të