[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

EMA: Përfitimet nga AstraZeneca tejkalojnë rreziqet për efekte anësore



Agjencia Europiane e Barnave konfirmoi të mërkurën një lidhje të mundshme mes vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut te personat që e kanë marrë atë. Zbulimi, edhe pse bëhet fjalë për një numër tepër të vogël rastesh, është një pengesë në luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit. 

“Një shpjegim i pranueshëm për kumbimin e mpiksjes së gjakut dhe uljen e trombociteve të gjakut është se vijnë si reaksion i sistemit imunitar”, tha EMA.

Megjithatë, EMA shtoi se përfitimet nga vaksina e prodhuar edhe me ndihmën e Universitetit të Oksfordit janë shumë më të mëdha sesa rreziqet dhe efektet anësore. “Raportimet për mpiksjen e gjakut janë shumë të rralla dhe në të përgjithshme, përfitimet e vaksinës tejkalojnë rrezikun për efekte anësore”.

Shumica e rasteve të raportuara me trombozë ka ndodhur te gra nën moshën 60 vjeç, deri në 2 javë pas marrjes së vaksinës./Botapress/