Kandidatja e LDK-së për asambleiste në qytetin e Prishtinës, Elmire Nikçi Rexha e përfaqësuar në listën zgjedhore me numrin 6, ka ndarë autobiografinë e saj.
Elmira ka lindur në Prishtinë, ajo është nënë e tre fëmijëve, po ashtu ka përfunduar studimet dhe ka titullin Master në Marëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.
Nikçi Rexha po ashtu është asambleiste në Kuvendin Komunal të Prishtinës, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Anëtare e Kryesisë së Degës së Tretë, Dr. Ibrahim Rugova, Nënkryetare e Forumit të Gruas së Degës së Tretë dhe Nënkryetare e nëndegës Kodra e Diellit 2.
Postimi i plotë:
Miq dhe dashamirë, votues të dashur të Prishtinës tonë, po ndajë me ju autobiografinë time!
Unë jam Elmire Nikçi Rexha, e lindur në Prishtinë në vitin 1983. Jam rritur në lagjet Dardania dhe Bregu i Diellit. Shkollën Fillore e kam përfunduar në Sh.f. “Dardania”, kurse të mesmen në gjimnazin “Xhevdet Doda”.
Pas përfundimit të studimeve në Juridik-Kriminalistikë në Kolegjin “Fama” (2004-2008), morra titullin Master në Marëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci nga po ky Kolegj, në vitin 2011-2012.
Aktualisht jam kandidate për Doktoraturë në programin e Lidershipit në Universitetin UniBit në Sofje të Bullgarisë.
Jam gruaja e Përparimit dhe nëna e Kaonit, Oenit dhe Noas.
Kam punuar si zyrtare e shitjes dhe marketingut në Kompaninë e sigurimeve “Siguria”,
kam udhëheqë Kompaninë KO Group SH.P.K.,
dhe kam qenë pronare dhe udhëheqëse në Kompaninë Dream Kid Play L.L.C.
Aktualisht jam asambleiste në Kuvendin Komunal të Prishtinës,
Anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së,
Anëtare e Kryesisë së Degës së Tretë, Dr. Ibrahim Rugova,
Nënkryetare e Forumit të Gruas së Degës së Tretë,
Nënkryetare e nëndegës Kodra e Diellit 2.