[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Elmedina nga Vushtrria ka nevojë për ndihmë, i duhen 40 mijë euro për transplatimin e veshkës



Elmedina Muhamet Bollopoja e lindur në vitin 2003 në fshatin Reznik të Vushtrrisë, ka nevojë për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit, i cili kushton 40 mijë euro.

13 vjeçarja ka nevojë për transplantimin e veshkës, e cila vuan nga kjo sëmundje që nga vitit 2004.

Elmedina si pasojë e sëmundjes tash gjendet edhe në dializë dhe mjekët me 2 shkurt 2017 i kanë rekomanduar që operacionin e transplatimit të veshkës ta kryej në afat prej tre muajsh, në të kundërtën ajo mbetet në dializë gjatë tërë jetës.

Babai i saj, Muhameti, ka treguar për Veriu.info se veshkën vajzës do t’ia dhuroi nëna e saj.

Për ta ndihmuar Elmedinën është hapur nga familja kjo xhirollogari bankare, ku të gjithë ata që kanë mundësi, luten që t’i dalin në ndihmë me aq sa munden në mënyrë që sa më shpejt të mbledhet shuma prej 40 mijë euro, e cila nevojitet për shërimin 13 vjeçares.

NLB Bank: 1707 0135 0095 0152

Ju mund ta ndihmoni Elmedinën edhe direkt duke kontaktuar me babain e saj në këtë numër telefoni: 044/472-794 dhe 044/294-204.