Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, tha se ka pranuar kërcënim nga njëri prej anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC).
Eliza Hoxha në seancën e Kuvendit tha se dëshiron ta njoftojë edhe ministren e Arsimit për kërcënimin.
“Kam një sqarim dhe një shqetësim, derisa po flisnim për KSHC-në(Këshillin Shtetëror të Cilësisë) unë mar kërcënime nga anëtarët e porsazgjedhur, vetëm deshta që Ministrja e Arsimit ta dijë këtë gjë”, tha ajo.
Ndryshe sot Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar pro emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim.Me 63 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovas ka votuar për ratifikimin e këtij vendimi.