Hoxha kontravers nga Peja, Drilon Gashi i cili shpesh bije në kundërshtim me teoritë islamike së fundi është angazhuar në politikë, si këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcës, shkruan Gazeta Botapress.
Hoxha ‘i moderuar’ sipas burimeve jo të konfirmuara është angazhuar që një javë në detyrën e re në kabintetin e kryeparlamnetarit të Republikës së Kosovës.
Imami pejan Gashi, njihet ndryshe edhe si hoxhë i moderuar dhe i cili shpesh kundështon deklaratat skandaloze të imamëve tjerë në vend. Ai, uron Vitin e Ri, madje kishe dalur kundër mbulimin të grave duke thënë se është traditë arabe.
Kujtojmë, që Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) dy vite më parë e ka përjashtuar nga puna si imam i xhamisë në Vitomericë të Pejës, ku ka punuar për dy vjet, me arsyetimin se ka shkelur parimet e Kuranit.Botapress/