Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Xhuljan Bullarit në Vlorë.Dyshohet se 25-vjeçari u qëllua për vdekje me dy plumba në kokë nga pasagjeri. Po ashtu mësohet se policia e Vlorës në lidhje me ngjarje ka shoqëruar 10 persona.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa po hetohet rreth konflikteve që mund të ketë pasur i riu.
Xhuljan Bullari nuk është emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2018 ishte arrestuar për dhënie ndihmë të emigrantëve të paligjshëm sirianë, ku u kap bashkë me një të ri tjetër duke transportuar 7 shtetas sirianë./Botapress/