[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Eksperti i bombës pa dashje e hedh në ajër veten bashkë me 4 djemtë



Qeveria afgane ka njoftuar se një ekspert i prodhimit të bombave për kryengritësit talebanë, e ka hedhur në ajër pa dashje veten bashkë me katër djemtë derisa po përgatiste mjete shpërthyese në shtëpi.

Zëdhënësi i guvernatorit provincial në provincën Sar-i-Pul, Zabuillah Amani, ka thënë sot se Kamal Khan, po ashtu komandat talibanez në pjesën veriore të kësaj provincë, vdiq gjatë natës duke përgatitur mjete shpërthyese në shtëpinë e vet, transmeton Express.

Amani ka thënë se besohet se Khan ishte prodhuesi më i mirë i bombave rrugore i talebanëve në këtë provincë.

Këto lloj bombash janë përdorur në mënyrë të shpeshtë dhe efektive për dite të tera kundër forcat qeveritare të sigurisë dhe trupave ndërkombëtare në Afganistan.