Ekspertët e KEDS tregojnë masat që konsumatorët shtëpiakë duhet t’i ndërmarrin për ta ruajtur rrymën

Pas krizës energjetike në vend, dhe jo vetëm – KEDS ka dalë me disa këshilla se si të ruhet energjia nga konsumatorët shtëpiakë, pas siç dihet amvisëria si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike.

Andaj konsumatorët shtëpiakë mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit, thotë KEDS.

“Nëse çdo shtëpi kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë”, thuhet në njoftim.

Sipas ekspertëve të KEDS, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta ruajtur energjinë elektrike:

Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.

Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.

Kujdesi në ngrohësin e ujit dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.

Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).

Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat./Botapress.info/

ngjashme