[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Eksluzive: Flet Vesna Spaleviq: Ja pse mora pjesë në protestën për lirimin e Ramush Haradinajt?!  



Ramush Haradinaj më ka mundësuar të kthehem, të punoj e të jetoj në Kosovë prandaj në shenj falënderimi kam dalë të protestoj për lirimin e tij, thotë serbja Vesna Spaleviq, në një intervistë për Botapress.

 

Ajo ka linur në Beograd por jeton në Deçan. Në Kosovë ka ardhë më vitin 1992 dhe ka qëndruar deri në eskalimin e luftës në Kosovë. Është rikthyer në janar të vitit vitit 2008, dhe prej atëherë jeton e punon në Deçan, si zyrtare komunale.

Vesn Spaleviq, serbe ka marrë pjesë në protestën e sotme në Deçan për lirimin e Ramush Haradinajt.

Ajo ka pranuar të flasë për Botapress për arsyet e pjesëmarrjes në këtë protestë, për njohjen me Ramush Haradinajn, për jetën e saj në Deçan si serbe e rrehtuar me shqiptarë, për reagimet e familjarëve të saj në Beograd, për vendimin e saj që të jetojë përgjithmonë në Kosovë dhe për lidhjen eventuale me ndonjë shqiptarë.

 

Botapress: Zonja Spaleviq, mediet kanë raportuar se ju keni marrë pjesë në protestën e sotme për lirimin e Ramush Haradinajt. A është e vërtetë kjo?

V.Spaleviq: Po, është e vërtetë!

Botapress: Pse keni dalë në përkrahje të Ramush Haradinajt?

Botapress: V.Spaleviq: Kam dalë në përkrahje të njeriut i cili më ka mundësuar të kthehem e të jetoj e punoj në Deçan.

Botapress: E keni bërë këtë veprim me ndonjë arsye apo ju ka shtyre dikush?

V.Spaleviq: Vetë kam vendosur. Nuk më ka detyruar askush.

Botapress: Prej kur e njihni Ramush Haradinajn?

  1. Spaleviq: Ramush Haradinajn e njoh prej vitit 2008.

Botapress: Pak biografi. Kush është Vesna Spaleviq?

V.Spaleviq. Kam lindur në Beograd. Në Kosovë kam ardhë më vitin 1992 në kuadër të You Programit. Kam qenë e martuar me një malazes. Kam një djalë. Punoj në komunën e Deçanitprej vitit 2008.

Botapress: Si është të jetosh e të punosh në një qytet “e rrethuar” 100% me shqiptarë?

V.Spalevi: ka vështirësi por gjendem…unë tashmë jam mësuar dhe integruar në këtë qytet.

Botapress: Çka thotë familja juaj në Beograd, kur i vizitoni. Ju përkrahin, ju akuzojnë, ua shohin për të madhe?

V.Spaleviq: Disa krenohen, disa më akuzojnë, disa kërkojnë ndonjë ndihmë prej meje…

Botapress: A keni vendosur që gjithë jetën tuaj ta kaloni në Kosovë, në Deçan?

V.Spaleviq: Jetës asgjë nuk i dihet. Por dua të jetoj në Kosovë!

Botapress: A do të pranonit të jeni në lidhje martesore me një shqiptar?

V.Spaleviq: Kam qenë njëherë e martuar me një malazez. Nuk preferoj martesë të dytë!

16195962_1043637975765162_5418271290670165572_n