[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekskluzive: Vdes një i burgosur shqiptar nga torturat në burgjet e Maqedonisë (FOTO)



Botapress, 22 Janar

Në burgun e Idrizbegut ka vdekur Mitat Sejdiu nga fshati Vaksinc, i cili ishte në burg që 4 vite, shkruan Botapress.

Mitati ka vdekur dje pas dite si pasojë e torturave që i’u janë bërë në burgun e Idrizbegut.

Husrin Arifi në një postim thotë qëburgu i Idriz begut është shëndërruar në varr masiv për shqiptarët pasi për një muaj vdiqën tre shqiptarë në këtë burg. /Botapress.info

Ky është postimi i plotë i Husrin Arifi:

 

Na prangosin te gjall e na dergojn ne burgje dhe pastaj para se me e kry burgun na kthejn neper arkivole ne shtepit tone e pastaj drejt e ne varr fundi. Sot ne kohen e pasdites ka vdekun-ka ndru jet ne burgun e Idrizbegut Mitat Sejdiu nga fsh.Vaksinc pas 4-vite e dy muaj burg ne vuajtje. Do na mungosh me shakat, bashkbisedimet dhe shetitjet qe kem ecun bashk ne shetitore me gjith shoket Mitat,ishalla Zoti ta falt Xhenetin e familjes Ages Demir dhe fmive te tij e njikohesisht edhe farefisnis Sediu ngushllimet me te sinqerta per Mitatin,do na mungosh e do te kujtojm me mall.
Burgu i Idrizbegut esht shendrrua ne varr masiv per Shqiptarê!!,per nje muaj tre Shqiptar te vdiqen dhe shum te tjer deri me tani !!!???
Ngushllime nga burgu