[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekskluzive: Si u vra dhe nga kush u vrau Komandant KORBI? (E vërteta e përgjakshme e vrasjes së Mirush Dakajt)



Botapress sjell letrën e Bashkim Dakajt të cilën ia dërgon Hashim Thaçit e nga i cili kërkon drejtësi për vrasjen e vëllaut të tij Mirush Dakajt – Komandant Korbit?

 

Kush dha urdhër për vrasjen e Mirush Dakajt bashkëluftëtarit të Fehmi Lladrovcit? Kush janë vrasësist e Komandant Korbit? Kur janë dënuar dhe sa janë dënuar vrasësit Tafil e Afrim Ibishi? Pse Adem Demaçi e Ramiz Lladrovci e arsyetuan këtë vrasje duke e quajtur “dezertor Komandant Korbin pasi ai ishte bashkuar me forcat e FARK-ut?”.

Çka shkruan në letrën e tij Bashkim Dakaj, vëllau i Mirush Dakajt – Komandant KORBI-it, dërguar Hashim Thaçit e të cilën e ka siguruar Botapress.

Lexoni të vërtetën e përgjakshme të vrasjes së Mirush Dakajt – Komandant KORBI-it

 mirush dakaj korbi 1

Kush është Mirush Dakaj, Komandant KORBI?

 

​​Kur ka shpërthyer flaka e luftës, ai la jetën e punën në Gjermani dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Paraprakisht kishte marrë pjesë në luftimet në Kroaci ku kishte marrë nofkën Komandant Korbi e më pas ka luftuar edhe në Bosnje e Hercegovinë. Vetëm pak ditë pas masakrës në Prekaz, bashkë më Fehmi Lladrovcin, largohen nga Gjermania dhe futen në Kosovë.

Mirush Dakaj, apo Komandant Korbi përveç se ka një biografi të lavdishme të luftës në Kroaci, Bosnje e Kosovë, ai ka edhe një përfundim të dhimbshëm. Më 11.09.1998 u vra, jo në front me ushtrinë apo policinë serbe por në një pritë të organizuar. Në këtë vrasje pas shpine u plagos edhe vëllau i  tij Nuredin Dakaj dhe Bekim Maloku.

Por vrasja e Komandant Korbit nuk ishte vetëm vrasje fizike. Ai u vra edhe moralisht. U quajt “dezertor”, “tradhëtar që kishte merituar plumbin” me arsyetimin se “…kishte kaluar në krahun e gabuar, të FARK-ut”.

Pas përfundimit të luftës drejtësia e UNMIK-ut arrestoi dhe i dënoi të dyshuarit e kësaj vrasje. Tafil e Afrim Ibishi u dënuan me 8 përkatësisht me 9 vjet burgim. Në ndërkohë Presidenti Sejdiu amniston këta dy vrasës dhe ata sot janë të lirë.

19 vjet pas kësaj vrasje macabre, vëllau i Mirush Dakajt, komandant Korbit kërkon drejtësi. Bashkim Dakaj i ka shkruar një letër të hapur presidentit Hashim Thaçi prej të cilit kërkon drjetësi.

Në letrën që ka siguruar Botapress, të cilën do ta botojmë në dy vazhdime, Bashkim Dakaj, vëllau I Mirush Dakajt- Komandant KORBIT, shkruan:

 

Letra e Bashkim Dakajt drejtuar Hashim Thaçit 

 

Unë që po të shkruaj jam Bashkim Dakaj i lindur në Cerovvik komuna Kline. Arsya e kësaj letre të hapur është se unë kam dëshirë të funksionojë dreitësia që më mungon që nga 11 shtatori i vitit 1998. Nuk jam i interesuar për Gjykatën Seciale as për EULEX-in  por po kërkoj dreitësi që kemi sakrifiku me mbarë familien, dreitësinë e Shtetit tim  Kosoves.

Në shtatorin e këtij viti u bënë 19 vite nga rënia e vëllaut tim e dëshmrit Mirush Daka – Korbi. Në pa mundesi për të ardhur në Kosovë për rrethana të mia personale po të dreitohem me këtë letër të hapur nga Gjermania që jam me banim të përhershum që nga viti 1996.

Problemi është ky atentati në mënyrë të organizuar nga dy analfabetë që më 11.09.1998 i bëhet Mirush Dakaj Komandant KORBIT në vendin e quitur Gullbovc. Te dy kriminelët njihen me emër e mbiemër, ata janë Tafil e Afrim Ibishi siç njihen në anën tonë “mahalla e sherrve”.

 

Kur dhe si iu bashkua UÇK-së, Mirush Dakaj?

 

Në vitin 1998 Mirushi e merr rrugën për në Kosovë bashkë me Fehmi Lladrovcin dhe grupin që janë në foto. Ishte shumë i lumtur që erdh koha  t’i thomi shkaut stop. Me ardhjen në Kosovë Mirushi ngarkohet që të fillojë organizimin në fshatin Cerovik e rrethin ku edhe merr emrin njesiti KORBI në

zonen e Drenices. Mirush Dakaj Komandant Korbi me njohorit e luftës në Kroaci e Bosnje filluan ti afrohen me dhietra vullnetar.

Por të kthehem të dita e kobshme e  11.09.1998.

Edhe unë si shumë mërgimtarë me trup në Gjermani po me mendie në Kosovë çfarë laimi po marrim në çdo qast. Në emisionin e laimeve qe transmetohej në ata pak minuta në Televizionin satelitor TVSH u dha laimi se sot në mbrëmje s është plagosur rëndë ushtari i UÇK Nuradin Dakaj d.m.th vllau i dytë i joni. Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin rast ishte vrarë edhe vëllau tjetër Mirush Dakaj, Komandant Korbi. Por në këtë lajm nuk u përmend emri i Komandnat Korbit për vrasje. Isha i përgaditur se lufta i ka të gjitha pra edhe lajme të tilla dhe e mbajta veten duke u krenuar se kisha tre vllezër  dhe motrën Nakie. Per të marr informata ma shumë solla numrat e disa telefonave që isha në kontakt pr ishte e pa mundur të flas. Unë në ate kohë kam jetuar në Mynih çdo ditë i kam ble  të gjitha gazetat që dilshin në atë kohë,por as një informat për gjendjen e vëllaut tim.

 

Nesër do të lexoni: Pse Adem Demaçi e quajti Komandant Korbin dezertr se pse ka kaluar në anën e FARK

-ut? Çka ka deklaruar Ramiz Lladrovci për vrasjen e Mirush Dakajt – Komandant Korbit?  Kush kerkon rigjykim për vrasësit Tafil e Afrim Ibishi?

Ekskluzivisht vetëm në Botapress: E vërteta e përgjakshme e Mirush Dakajt – Komandant KORBI-it